Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

“Censuruesja” e re e filmave, Corona! A do të shohim më puthje në ekran

5 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
“Censuruesja” e re e filmave, Corona! A do të shohim më puthje në ekran

Dega e filmit është paralizuar për shkak të pandemisë edhe në Gjermani.

Me një koncept sigurie ajo kërkon që të rikthehet në skenë si futbolli. Megjithë karantinën e testet, shqetësimi mbetet.

Si do dukej filmi „I ikur me erën”, nëse Clark Gable dhe Vivien Leigh në rolet e Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara nuk do afroheshin dot.

A do të bëhej dot një film klasik i historisë së kinemasë? Prej javësh bota e filmit në Gjermani diskuton për shkak të masave të pandemisë, se si të vazhdohet me xhirimin e filmave të ndërprerë. Xhirimet e filmave nuk u ndaluan me rregull në kohën e Lockdown, por praktikisht ato u bënë të pamundshme për shkak të rrezikut të infektimit.

„Ka dallime mes një prodhimi në studio, ku distancat mbahen më lehtë dhe mund të bëhen ndryshime, dhe një prodhimi të madh me xhirime jashtë”, thotë producenti i filmit Nico Hofmann, drejtues i UFA-s. „Aktualisht ne po verifikojmë çdo prodhim filmi dhe po përcaktojmë rregullore individuale.”

Pa afrimitet nuk bën

Aktrimi është trupor, shpesh me kontakt trupor, kjo nuk vlen vetëm për skena puthjeje apo në shtrat, por edhe inskenimi i një grindjeje, një trazire ku ka përleshje. „Do ishte për të ardhur keq, nëse në të ardhmen do të kishte më pak skena erotike. Por edhe në skena të tjera vlen: Ne paraqesim afrimitetin njerëzor. Pa të nuk bëhet”, thotë Sebastian Andrae, autor skenarësh dhe drejtues i Shoqatës së Skenaristëve.

Tani po kërkohen koncepte sigurie, si ato që paraqiti Bundesliga dhe që u miratuan.

„Kemi mësuar shumë nga futbolli, situata është e krahasueshme me xhirimet. Ka ekipe para dhe pas kameras, për të cilët ka rregulla të ndryshme”, thotë producenti Hofmann.

Nëse distanca në një skenë nuk mund të mbahet më shumë se një minutë, atëherë aktorët duhet të kalojnë në karantinë. „Për të gjitha rolet e tjera vlen, testim i rregullt i aktorëve.”

Në degën e filmit rregulla të tilla shihen si pa alternativë, nëse duhet të vazhdohet me produksionet e filmave. Një infektim në ekipin e xhirimit do të thotë në shumë raste fund për xhirimin. Por këto masa kanë koston e tyre. „Ne duhet të flasim edhe për kompensimin financiar dhe statusin e sigurimit shoqëror të aktorëve, që gjatë një xhirimi duhet të futen në karantinë, nuk shohin dot familjet e tyre dhe nuk kanë më role”, thotë aktori Hans-Werner Meyer, drejtues i BFFS, Shoqata Federale Gjermane e Aktrimit.

Por edhe rritja e masave në xhirim shton shpenzimet, thotë Nico Hofmann: “Matja e temperaturës, protokollimi i kontakteve, masat e higjienës. Koha e punës rritet kështu me 20%, e me këtë edhe kostoja e xhirimeve.”

Një projekt shtyn tjetrin

Situata e vështirë prek të gjitha palët në një filmim, jo vetëm aktorët. Nga teknika, casting deri të ofrimi i ushqimit. “Shumë kolegë ngushëllohen me shtyrjen e projekteve në kohë”, thotë Meyer.

Shpesh ka vetëm ujdi pa detyrime, po jo kontrata, një mënyrë e njohur veprimi në degën e filmit. Por një kontratë të detyron për pagesa, një ujdi e thjeshtë jo. “Kush e mban të rezervuar një kohë të caktuar për punën, dhe nuk ka xhirime, ai nuk ka as të ardhura për këtë kohë, dhe duhet ose të kompensohet plotësisht ose të marrë fonde ndihme të krizës.”

Por çfarë ndodh, nëse një aktor sëmuret në xhirim apo bën pjesë në grupet e rrezikuara? Asnjë siguriacion nuk i mbulon ndalimet e xhirimeve për shkak të Coronës.

Prandaj para tre javësh më shumë se 100 prodhues filmash në Gjermani i drejtuan një letër ministrit të Ekonomisë, Peter Altmeier për një fond kompensimi në rast ndërprerjeje të punës së xhirimeve.

Producenti Nico Hofmann thotë, se po diskutohet tani për një fond që prodhimet të jenë të siguruara dhe të mund të vazhdohen.

“Kjo është për shumë producente të filmave ekzistenciale, por është e rëndësishme edhe për Gjermaninë si vend prodhues filmash.”

Producentë nga jashtë ndërkohë po tërheqin me oferta të Completion Bond, një sigurim për prodhimin deri në fund të një filmi. /DW

Tags: coronaekranfilma

TË LIDHURA

Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, do jenë të hapura deri më datën …
Kryesore

Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, do jenë të hapura deri më datën …

09:58 | 07/07/2025
Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës
Kultura

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

08:18 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Përfaqësuesi i SHBA diskuton veçmas me Gjiknurin dhe Bylykbashin

Përfaqësuesi i SHBA diskuton veçmas me Gjiknurin dhe Bylykbashin

Më 1 Qershor hapet Parku Rinia, ja si duket pas përfundimit të punimeve

Më 1 Qershor hapet Parku Rinia, ja si duket pas përfundimit të punimeve

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

by mirseda
12:37 | 09/07/2025
0

Kapet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Në vijim të...

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

12:06 | 09/07/2025
KOSOVA NË DREJTIM TË PADITUR/ Dështon edhe përpjekja e 44-t për ngritjen e Kuvendit të ri

KOSOVA NË DREJTIM TË PADITUR/ Dështon edhe përpjekja e 44-t për ngritjen e Kuvendit të ri

11:58 | 09/07/2025
Ndarja me Fifin, flet Adisi

Ndarja me Fifin, flet Adisi

11:52 | 09/07/2025
Finalizohet operacioni policor “Gjuricaj”/Përfundon në pranga 37-vjeçari, kultivoi 150 bimë narkotikë

Finalizohet operacioni policor “Gjuricaj”/Përfundon në pranga 37-vjeçari, kultivoi 150 bimë narkotikë

11:43 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com