Gazetari kosovar, Berat Buzhala ka thënë se një mandat i tretë për Edi Ramën do të jetë i dëmshëm për Shqipërinë.
Në emisionin “Open” Buzhala, teksa i është drejtuar Ministres Elisa Spiropali, ka thënë se në 4 vite i kanë pasur të gjitha pushtetet, dhe sipas tij gjatë viteve që kanë qenë në qeveri, nuk e kanë luftuar korrupsionin në Shqipëri.
“Ju i keni pasur të gjitha pushtetet. Para 4 vitesh dolët në fushatë duke thënë se partia tjetër nuk na la të bëjmë reforma. Keni 4 vite që keni pasur çdo pushtet. I keni pasur të gjitha: Kazanin, pushtetin. Spiropali tha se do luftojë korrupsionin. Cilin korrupsion do luftoni? Këtë tuajin, apo do ktheheni pas 8 viteve dhe do luftoni korrupsionin e Sali Berishës”– tha Buzhala.