E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

SHBA mund t’u kërkojë udhëtarëve të më shumë vendeve testin e Covid-it

Qeveria amerikane mund të zgjerojë numrin e vendeve, udhëtarët e të cilave do të jenë të detyruar të paraqesin prova se janë testuar negativë për COVID-19, krahas atyre që vijnë nga Britania. Lajmi iu konfirmua të mërkurën agjencisë Reuters nga disa burime me dijeni mbi këtë çështje.

Për këtë qëllim drejtuesit e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe agjencive të tjera amerikane mbajtën të mërkurën një telekonferencë me linjat ajrore amerikane.

Duke nisur nga dita e hënë pasagjerët që mbërrijnë në SHBA nga Britania, përfshirë edhe shtetasit amerikanë, janë të detyruar të paraqesin testin për COVID-19, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orësh para nisjes.

Në një deklaratë të CDC-së të mërkurën thuhej se “aktualisht po bëhen përpjekje për zvogëlimin e rrezikut si dhe për të përcaktuar një regjim të testimi sipas një qasje të harmonizuar për udhëtimet ajrore ndërkombëtare”.

Një zëdhënës i Departamentit të Transportit konfirmoi gjithashtu bisedën me drejtuesit e linjave ajrore. Sipas disa burimeve drejtuesit e linjave ajrore u kërkuan përfaqësuesve të agjencive qeveritare që përpara se të zgjerojnë numrin e vendeve, udhëtarët e të cilëve do të jenë të detyruar të paraqesin një test negativ, të vlerësojnë për çdo vend kapacitetet e tyre të testimit apo gatishmërinë për të alokuar teste për të lehtësuar udhëtimin ndërkombëtar.

Zyrtarët thanë se Shtëpia e Bardhë mund të marrë një vendim mbi këtë çështje duke filluar nga java e ardhshme, por nuk është e qartë se kur do të hyjnë në fuqi udhëzimet e reja.

Të martën ndihmës sekretari amerikan për Shëndetin Brett Giroir tha se kërkesa për testim për koronavirus, aktualisht vetëm për udhëtarët nga Britania, mund të zgjerohet edhe për vende të tjera.

Lexo edhe :   Pacientët nga rrethet e paguajnë shtrenjtë betejën familjare me Covid-19
Lexo edhe :   Ekspertët ngrenë alarmin, ja pse nuk duhen mbajtur maskat me ngjyrë të zezë

Udhëzimi u nxorr mes shqetësimeve për shfaqjen në Britani të një varianti të ri të koronavirusit, i cili transmetohet më shpejt.

Zoti Giroir vuri në dukje të martën se kufizimet kanë çuar në një rënie nga 90 deri në 95 për qind të udhëtimeve nga Britania./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...