E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Zbardhet skenari italian: Të gjithë futbollistët do vaksinohen me detyrim

Në vendet e mëdha në mbarë botën, ka nisur vaksinimi i popullatës për Covid-19 dhe tashmë ky hap merr një tjetër nivel.

Nga Italia mësohet se po diskutohet vaksinimi i të gjithë futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit.

Këtë lajm e konfirmon anëtari i Komisionit Mjekësor në Federatën Italiane, Francesco Braconaro.

Ai shprehet se futbollistët dhe stafet duhet të vaksinohen dhe argumenton se duhet të jetë e detyrueshme. Braconaro shprehet se kjo çështje nuk është adresuar ende në Komision.

“Vaksinimi i të gjithë futbollistëve profesionistë është hipotezë, që duhet vlerësuar. Meqenëse ky është problem i shëndetit publik në përgjithësi dhe të jesh një komunitet i vogël në futboll, vaksinimi i disa apo dhe të gjithëve bëhet i dobishëm.

Unë do ta bëja vaksinën të detyrueshme, duke parë se çfarë kemi kaluar në këto dhjetë muaj. Çështja e vaksinave nuk është adresuar ende në Komision, por mendoj se mund të jetë gjë e mirë të vaksinohen të gjithë futbollistët profesionistë”, u shpreh Braconaro.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...