Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Bushati: Kosova, një dekadë shtet, na dha mësime të vlefshme

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bushati: Kosova, një dekadë shtet, na dha mësime të vlefshme

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati shkruan se Kosova i dha një mësim të vlefshëm Shqipërisë, ndërsa i ka përcjellë një mesazh urimi Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Sipas tij, këta dy të fundit ““i dhanë oksigjen Kosovës në opozitë duke demonstruar konsistencë e pathyeshmëri e duke mos u bërë palë me veset e jetës politike që dobësojnë idealin e jetës demokratike”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bushati thekson se “në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen konfirmimit të vendimeve nga populli, ku qytetarët kanë mundësi të rëndisin të preferuarit e tyre në listat e kandidatëve për deputetë”.

Mesazhi i Bushatit:

Erdhi dita, beso!

Kosova përqafoi ndryshimin. Sovrani i dha një mandat të qartë Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJA (duke e rënditur atë të parin), dhe Vjosa Osmanit të LDK.

Albini dhe Vjosa i dhanë oksigjen Kosovës në opozitë duke demonstruar konsistencë e pathyeshmëri e duke mos u bërë palë me veset e jetës politike që dobësojnë idealin e jetës demokratike.

Është kjo arsyeja që sot ato shihen si projekt shprese për të gjithë shqiptarët në rajon, duke na dëshmuar se mund të triumfohet mbi rrënojat e së vjetrës.

Tanimë Albini dhe Vjosa janë përpara një përgjegjësie historike për ta drejtuar Kosovën me dinjitet, dashuri e përkushtim drejt sfidave të shtetkonsolidimit demokratik dhe partneritetit me botën demokratike.

Ata kanë përgjegjësinë për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për gjeneratën e Kosovës Evropiane, që e sheh të ardhmen e saj brenda vendit.

Përtej fitores së Albinit dhe Vjosës, në Kosovë, mbi të gjitha, fitoi standardi dhe kultura demokratike. Procesi zgjedhor, bazuar në një sistem që kombinon disiplinën partiake me mundësinë që ka çdo qytetar për të renditur kandidatët për deputetë sipas preferencës së tij, sikundër mënyra, korrektesa dhe shpejtësia me të cilën u numërua vota e qytetarëve, ishte një leksion më vete për ne.

Kosova, një dekadë shtet, na dha mësime të vlefshme, edhe pse ne e kemi lënë pas një shekull shtet. Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen konfirmimit të vendimeve nga populli, ku qytetarët kanë mundësi të rendisin të preferuarit e tyre në listat e kandidatëve për deputetë, çka forcon kontrollin demokratik ndaj vendimmarjes.

Tags: Albin KurtiDitmir BushatikosovaZgjedhjet

TË LIDHURA

Detaje nga plagosja në Tiranë/ 45-vjeçari u qëllua me plumb në bark
Aktualitet

Detaje nga plagosja në Tiranë/ 45-vjeçari u qëllua me plumb në bark

19:41 | 17/04/2026
Protesta e opozitës drejt nisjes, Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet bulevardit
Aktualitet

Protesta e opozitës drejt nisjes, Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet bulevardit

19:41 | 17/04/2026
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

19:29 | 17/04/2026
Next Post
Kosovë/ Numërohen 98% e votave, ky është rezultati i fundit

Kosovë/ Numërohen 98% e votave, ky është rezultati i fundit

Vetëvendosje dhe LDK nga opozita drejt formimit të qeverisë

Vetëvendosje dhe LDK nga opozita drejt formimit të qeverisë

Turqia mund t’i lirojë luftëtarët e ISIS-it për t’i bërë presion Evropës

Turqia mund t’i lirojë luftëtarët e ISIS-it për t’i bërë presion Evropës







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Detaje nga plagosja në Tiranë/ 45-vjeçari u qëllua me plumb në bark
Aktualitet

Detaje nga plagosja në Tiranë/ 45-vjeçari u qëllua me plumb në bark

by mirseda
19:41 | 17/04/2026
0

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti që ndodhi këtë mbrëmje në kryeqytet ku një qytetar u...

Protesta e opozitës drejt nisjes, Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet bulevardit

Protesta e opozitës drejt nisjes, Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet bulevardit

19:41 | 17/04/2026
Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

19:34 | 17/04/2026
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

19:29 | 17/04/2026
Pas tubimeve me shëtitje, rikthehet podiumi në protestën e PD tek Kryeministria

Pas tubimeve me shëtitje, rikthehet podiumi në protestën e PD tek Kryeministria

19:25 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com