Ngrihen aludime që Turqia mund t’i bëjë presion Evropës me vendimin për të liruar mijëra të burgosur të ISIS-it.
Kjo vjen pasi presidenti turk iu hap rruga nga Shtetet e Bashkuara që t’i dërgojë trupat në pjesën verilindore të Sirisë dhe për ta marrë përgjegjësinë për gjendjen e 15 mijë xhihadistëve të burgosur.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka kërkuar prej kohësh një zonë sigurie, me qëllimi që vendi i tij të kontrollojë një territor prej 20 miljesh brenda pjesës së Sirisë përgjatë kufirit prej 300 miljesh mes dy vendeve.
Sipas tij, kjo zonë do të shërbente për kthimin e së paku një milion refugjatëve sirianë, të cilët aktualisht jetojnë në Turqi.
Mirëpo, nëse ndërkombëtarët nuk e përkrahin nismën e tij, Erdogan “kërcënon” se do ta dërgojë një valë imigrantësh drejt Evropës.
Kjo deklaratë erdhi në çastin kur presidenti Donald Trump “kërcënoi” se do t’i lirojë mijëra xhihadistë nëpër rrugët e Evropës, nëse aleatët refuzojnë t’i marrin terroristët e tyre.