Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Burri i moshuar kërkon të shkojë në azil, gruaja e tij ka një mesazh prekës

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha

Ndërsa shumica e njerëzve gjenden në plazh ose duke shijuar verën, “E diela shqiptare” vijon me ritransmetimin e historivë më të bukura të “Ka një mesazh për ty”.

Nuk kishim si të mos përzgjidhnim historinë e Verës e cila i ngjan një filmi. E ndarë nga bashkëshorti i cili e braktisi për një vajzë 20 vjet më të re, Vera ka kaluar një kalvar të gjatë nëpër gjyqe për ndarjen e pasurisë së përbashkët. E përzënë nga shtëpia bashkë me djalin e vogël, fati e takoi me Eqeremin, një zotëri fisnik, 30 vjet më të madh se vetja, i cili i ofroi mbështetje pas asnjë përfitim.

Edhe ai kishte një histori po kaq të dhimbshme, ndaj në studio në fillim erdhi Eqeremi.

Historia e plotë:

E Diela Shqiptare nisi këtë të dielë me një zotëri të moshuar, Eqeremin. Ai ka kaluar një jetë të vështirë, pasi gruaja e parë jo vetëm që e braktisi, por edhe e ka mashtruar. Eqeremin dhe bashkëshorten e tij aktuale Vera i bashkuan fatkeqësitë që të dy kishin kaluar para se të njiheshin. Historia e Eqeremit dhe Verës është shembulli më i mirë i partneritetit, përkushtimit, mirënjohjes dhe dashurisë pa kushte. Teksa Eqeremi flet, krejt natyrshëm rrëmben respektin e gjithë audiencës dhe pa dyshim atë të Verës, e cila e shpreh fort dhe me zë të lartë gjithë mirënjohjen dhe dashurinë që ka për bashkëshortin.

Eqeremi tregon si u njoh me Verën: Me zonjën Vera jemi njohur në ’96 dhe unë kisha një fatkeqësi dhe ajo kishte një fatkeqësi. Historia ime ishte, se unë isha i ndarë nga gruaja, pasi ajo iku në Amerikë me djalin dhe unë ngela këtu.

Rastësisht një miku im, më foli për Verën. E pashë atë, por nuk e doja si grua. Vendosa thjesht ta mirëpres në shtëpinë time dhe t’i fal mbështetje.

Ardit Gjebrea: Ti thjesht vendose t’i hapësh derën, por jo si grua?

Eqeremi: Po, thjesht mbështetje. Por ndërkohë që fillova të njihesha me Verën kuptova që ajo ka pasuri. I thashë shkojmë ta shohim ku e ke ti këtë pasuri. Kur shkoj atje u përballa me disa persona që synonin të merrnin pasurinë e Verës. Ata ishin patriotë, fqinjë dhe njerëz të saj.

Duke parë si qëndronte situata, kontaktova një mikun tim jurist. Ai më sugjeroi që unë ta bëja gruan time Verën në mënyrë që ta kisha rrugën e hapur për ta ndihmuar që ajo të fitonte pasurinë që i takonte. Pas shumë e shumë përpjekjeve dhe vështirësive, arrita të bëj të mundur që ajo të merrte pasurinë. Jam përballur me situata shumë të vështira, që kërkonin guxim dhe kurajo, por ia dola.

Djali i Verës i kërkon asaj të shkojë të jetojë me të në Amerikë. Por ajo nuk pranon. Ajo i është tepër mirënjohëse Eqeremit për gjithçka që ai ka bërë për të dhe thotë që nuk e braktis kurrë. Eqeremi është në studio pikërisht për t’i kërkuar Verës që të bashkohet me djalin dhe familjen e tij në Amerikë sepse ai mund të shkojë të jetojë në azil.

Stafi i së dielës shqiptare i dërgon mesazhin Verës, e cila e pranon atë me kënaqësi. E qeshur dhe me një hije çiltërsie në portret, Vera mbërrin në studio.

Eqeremi: Vera, djalit t’i shkojë rruga mbarë për në Amerikë. Mund të shkosh edhe ti bashkë me të, unë do gjej një zgjidhje për veten time. Unë do shkoj në azil vetëm për të mos i prishur jetën djalit.

Gjebrea: Ky ishte mesazhi që ka ardhur të të japë Eqeremi sot. Do ta lësh?

Vera: Jo! Faleminderit që më dhe një mesazh kaq të bukur, po unë nuk e bëj gjallë në botë këtë gjë. Do të jem mirënjohëse gjithë jetën dhe do të jemi bashkë deri në frymën e fundit. Nëse jam kjo që jam sot është vetëm meritë e jotja.

Mesazhi i Eqeremit për Verën mbyllet me përqafime, humor e batuta. Ndërkohë që Vera është aty edhe për t’i përcjellë një mesazh djalit të saj./tvklan.al

Tags: azilburrie tijgruajaI moshuarkerkonmesazhprekestë shkojë

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Next Post

Mësoni oraret se kur nuk duhet të dilni në plazh

Amerikanët i thonë ‘stop’ ndërhyrjeve të Rusisë në zgjedhjet e ardhshme

“Bashkia e Tiranës, e përfshirë në një tender korruptiv”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com