Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Burrë me burrë, turp”, qytetarët të ashpër: Braktisini fëmijët e tillë, nuk janë pjellë e jona

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Burrë me burrë, turp”, qytetarët të ashpër: Braktisini fëmijët e tillë, nuk janë pjellë e jona

Prej vitit 2005 në më shumë se 120 vende të botës, 17 Maji shënon Ditën Kundër Homofobisë. Ku synohet rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e komunitetit LGBTI. Si edhe bëhet apel për respektimin e të drejtave të tyre në shoqëri. Teksa në Shqipëri vetëm vitet e fundit ka filluar të flitet, duket se pjesa më e madhe e shqiptarëve ende nuk janë të mësuar.

Prej brezash të tërë, familjet shqiptare njihen për patriarkalizmin dhe e kanë të vështirë të pranojnë mentalitete të ndryshme nga ato që ata e quajnë ‘normale’. Por, kështu jo pak herë hyhet në një ‘luftë’ konceptesh, se çfarë quhet normale.  Tirana Today pyeti qytetarët se çfarë mendimi kanë ata për komunitetin LGBTI dhe cili do të ishte qëndrimi i tyre nëse fëmija i tyre do të ishte gay apo lesbike.

“Do e vrisja me dorën time, nuk kam çfarë tjetër t’i bëj.”

“Nëse fëmija im do të ishte i tillë, do e përjashtoja, do t’i vija perden e hekurt. Është anti-njerëzore, anti-shqiptare. Për mua ata nuk janë shqiptarë, më shumë kanë prejardhje nga bagëtia dhe jo nga njeriu. Çdo njeri që mund të ketë fëmijë gay ose lesbike, duhet t’i braktisë, t’i nxjerrë nga shtëpia e t’i lënë nëpër fusha.  Të ikin nga të duan, nuk janë pjellë e jona ata.”

Ne jemi malësorë, jam nga Shkodra dhe atje nuk ka të tillë. Çdo gjë e keqe nuk fillon në Shkodër, por fillon në qarkun e Elbasanit, Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës. Ata i ka fal Zoti vetëm të diskreditojnë familjen e vetë, ata që kanë. Kurse një pjesë tjetër që janë gay ose lesbike vijnë nga Shtëpia e Fëmijës.”

“Aaa mos më ngatërro mua, jam i moshuar burrë-plakë. Mos më ngatërro me këto punë.”

“Ato janë jashtë normales njerëzore, kundër rrjedhës së jetës. Me gjithë kuptimin janë njerëz të degraduar, kur i shoh në televizor e fik direkt. Mos o Zot, mos t’i kem në lagje kjo do jetë e mira. Nesër që do bëjnë paradë as nuk do dal në Tiranë, nuk dua t’i shoh.”

“Normalisht që nuk është normale, por janë të sëmurë. Shkojnë vajza me vajzën e burri me burrin, janë probleme të brendshme që as doktori nuk mund të ndërhyjë në këto punë.”

Teksa ky është një nga debatet më të nxehta në shoqëri dhe shumë prej të pyeturve e konsideruan si ‘sëmundje’, të tjerë mendojnë ndryshe. Për disa nga qytetarët orientimi seksual i ndryshëm është diçka normale, që duhet pranuar.

“Ky është një koncept që i përket një epoke shumë të vjetër. Unë njoh njerëz që kanë preferenca seksuale të ndryshme, por nuk e shprehin haptas. Kjo sepse në Shqipëri është ende shumë fobi.”

“Nuk ka asnjë problem, do ta kisha pranuar një person në shoqërinë time që është me preferenca seksuale të ndryshme. Është shumë e thjeshtë, jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë.”

“Unë nuk jam homofob, por kjo nuk do të thotë që të kërkosh më shumë nga ajo që të takon. Kjo do të thotë që ji homoseksual, por mos e shty te njerëzit e tjerë. Pse duhet të bësh paradë, kur mund ta pranosh vetëm te vetja.”/ TIRANA TODAY

Tags: ashpërbraktisinifëmijëLGBTIndërgjegjësiminormaleqytetaret

TË LIDHURA

Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit
Aktualitet

Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit

09:21 | 04/02/2026
“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash
Aktualitet

“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash

09:17 | 04/02/2026
Rama i përgjigjet shoqatave të gjyqtarëve: Po silleni si parti politike, pse jam i axhituar
Aktualitet

Rama i përgjigjet shoqatave të gjyqtarëve: Po silleni si parti politike, pse jam i axhituar

09:12 | 04/02/2026
Next Post
Korçë/ Vodhën naftën e kompanisë, pranga 2 punonjësve  

Korçë/ Vodhën naftën e kompanisë, pranga 2 punonjësve  

Deputetit Kujtim Gjuzi i ndodh e papritura, bën publike mesazhet kërcënuese (FOTO)

Deputetit Kujtim Gjuzi i ndodh e papritura, bën publike mesazhet kërcënuese (FOTO)

“Ëndërroj të bëhem doktor, por më thonë pabukës”, apeli drithërues i 13-vjeçarit! (VIDEO)

"Ëndërroj të bëhem doktor, por më thonë pabukës”, apeli drithërues i 13-vjeçarit! (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë
Bota

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë

by mirseda
09:24 | 04/02/2026
0

Mediat palestineze raportuan se të paktën nëntë persona u vranë gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës...

Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit

Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit

09:21 | 04/02/2026
“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash

“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash

09:17 | 04/02/2026
Rama i përgjigjet shoqatave të gjyqtarëve: Po silleni si parti politike, pse jam i axhituar

Rama i përgjigjet shoqatave të gjyqtarëve: Po silleni si parti politike, pse jam i axhituar

09:12 | 04/02/2026
E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

22:45 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com