pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinoradissonbetnesinecasinowbahissonbahispalacebetteosbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomhititbetholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetCasibomcratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Bunkerët e Shqipërisë, dëshmia e triumfit”, Rama shpërndan artikullin e revistës amerikane

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me shpërndarjen në rrjetin social Facebook të një artikulli të revistës amerikane “Wired” për Shqipërinë.

“Bunkerët e Shqipërisë: dëshmia e triumfit mbi nënshtrimin”, kështu titullohet artikulli në fjalë në të cilin flitet ndër të tjera për 750 mijë bunkerë ushtarakë që “mbinin” dikur anembanë Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë artikull të revistës amerikane Wired për Shqipërinë dhe atraksionet e veçanta që e bëjnë vendin tonë një destinacion për të mos u humbur, ju uroj një të diel të bukur ?
* * *
Bunkerët e Shqipërisë: dëshmia e triumfit mbi nënshtrimin

Më shumë se 750 mijë bunkerë ushtarakë mbinin dikur anembanë Shqipërisë, një vend i vogël ballkanik i Evropës Juglindore me sipërfaqe prej vetëm 28 748 kilometrash katrore. Bunkerët u ndërtuan nga diktatori komunist Enver Hoxha, i cili sundoi për 40 vjet pas Luftës II Botërore duke besuar se armiqtë mund ta sulmonin nga çasti në çast. Kjo në fakt nuk ndodhi kurrë. Më vonë, krejt pa zhurmë, qytetarët i përdorën vendstrehimet e luftës për të tjera qëllime si për të strehuar bagëtitë, akomoduar turistët ekskursionistë apo për të shitur ushqime të shijshme.

Fotografi britanik Robert Hackman ka fiksuar imazhe të 250 prej tyre gjatë udhëtimeve të tij anembanë Shqipërisë në dekadën e fundit. Ato shfaqen në librin e titulluar “Metamorfoza: Ripërdorimi i Bunkerëve Shqiptarë të Epokës Komuniste”, një botim për të cilin ai shprehet se është “një dëshmi e triumfit popullor mbi shtypjen dhe nënshtrimin”. “Dëshira ishte që ta regjistroja këtë kapitull kalimtar të historisë shqiptare”, shprehet ai, “dhe për të bërë të njohur jo vetëm bunkerët, por edhe popullin shqiptar dhe vendin e tyre në sytë e një audience më të gjerë”.

Bunkerizimi i Shqipërisë ishte një sipërmarrje 2,2 miliardë dollarëshe e nxitur nga izolimi ekstrem i vendit. Hoxha, vartësit e të cilit e quanin “forca e vetme”, mori kontrollin e vendit në vitin 1944, duke ndërtuar një formë fanatike të komunizmit, që nuk krahasohej me asnjë aleat tjetër. Në vitin 1968, ai doli nga Traktati i Varshavës, që ishte një kundërpërgjigje e Moskës ndaj NATO-s, ndërsa ftohu dhe tendosi marrëdhëniet me ish-Bashkimin Sovjetik, ish-Jugosllavinë dhe Kinën. Pa asnjë vend aleat, ai u mbyll në bunkerë. Gjatë gjithë periudhës mes viteve 1970-’80-të, fabrikat prodhuan blloqe dhe kupola betoni të përforcuara me çelik për vendstrehime, madhësia e të cilëve varionte nga një vendrojë për një ushtar të vetëm, në fortesa nëntokësore pesëkatëshe. Punëtorët përdorën traktorë dhe vinça për t’i ndërtuar bunkerët në plazhe, fusha dhe rrugë qytetesh anekënd vendit dhe qindra prej tyre humbën jetën në punë.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1990, tokat ku ishin ngritur bunkerët iu rikthyen pronarëve të tyre të dikurshëm, të cilët u përpoqën t’i shfrytëzonin sa më mirë. Ata i shndërruan në gjithçka, nga qebaptore, në salla bilardosh, siç ishte rasti i bunkerit që Hackmani pa në vitin 2001, ndërsa shërbente në Shqipëri si përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. “E dija se ishte temë e pazakontë dhe do të ishte një projekt i veçantë fotografik”, shprehet ai.

Por ishte viti 2008 kur ai nisi ta merrte seriozisht fotografimin e tyre. Pas fluturoi nga Londra drejt Tiranës, ai do të kalonte më shumë se dy javë duke udhëtuar anembanë vendit në kërkim të gjurmëve të kupolave prej betoni. Vendasit ishin në përgjithësi të lumtur që ai i fotografonte këto struktura, edhe pse nganjëherë vetëm pasi kishin kaluar së bashku një ditë duke pirë raki, një pije shumë e fortë alkoolike. “Kur ngrihesha të fotografoja rreth mbrëmjes, mezi rrija në këmbë”, rrëfen Hackman.

Ndërkohë që vazhdonte projektin e tij, Hackman vuri re se bunkerët po zhdukeshin në masë. Çmimet e metaleve për skrap ishin rritur me shpejtësi, shprehet ai, dhe shqiptarët e varfër përdornin lëndë shpërthyese dhe makineri industriale për shkatërrimin e bunkerëve. Ndonëse që atëherë qeveria i ka marrë nën mbrojtje, pasi ende i konsideron pronë publike, bunkerët vazhduan të shkatërroheshin. “Besoj se popullata vendase ka humbur mundësinë për të qenë mbrojtëse e kujtimit të atyre që kanë vuajtur nën regjimin e Enver Hoxhës, duke i mohuar vetes në të njëjtën kohë një burim të madh të ardhurash nga turizmi”, shprehet Hackman.

Sa u takon shqiptarëve, ata kanë opinione të ndryshme: disa janë të lumtur që shohin shkatërrimin e tyre, ndërsa të tjerë janë të një mendjeje me Hackman dhe kërkojnë ruajtjen e tyre. Në vitin 2012, studentët e Universitetit ”Polis” në Tiranë ndërmorën projektin “Bunker me Mëngjes” (Bed and Bunker), një përpjekje për t’u shndërruar bunkerët në hotele me mëngjes për turistët. Projekti “Kërpudhat prej Betoni” krijoi gjithashtu hap pas hapi një manual lidhur me transformimin dhe ripërdorimin e bunkerëve. Në periudhën mes viteve 2014 dhe 2016, dy bunkerë të mëdhenj të nëndheshëm u shndërruan në muze, njëri prej të cilëve u dëmtua gjatë ndërtimit nga një grup protestuesish, që e shikonin muzeun si glorifikim të së kaluarës.

“Enver Hoxha vërtet nuk jeton më, por duket se së paku disa prej bunkerëve të tij do të jenë aty përgjithmonë”, shkruhet në postimin e Ramës.

Tags: bunkeredeshmishqiperitriumf

TË LIDHURA

Aktualitet

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

22:01 | 10/06/2026
Aktualitet

11 ditë protestë, ekspertja: E vërteta pas ligjit për Zonat e Mbrojtura

21:50 | 10/06/2026
Aktualitet

Rindizet zjarri në landfillin e Vlorës, tymi dhe flakët mbulojnë zonën

21:46 | 10/06/2026
Next Post

Përveç Haradinajt, kush janë të ftuarit nga Gjykata Speciale e Hagës

“Si më denoncoi nëna ime”, histori tronditëse nga Shqipëria komuniste

Hepatiti viral problem i shëndetit publik, por mund të parandalohet







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

by mirseda
22:01 | 10/06/2026
0

Gazetari Flori Gjini, i ftuar në nje studio televizive, komentoi protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë,...

11 ditë protestë, ekspertja: E vërteta pas ligjit për Zonat e Mbrojtura

21:50 | 10/06/2026

Rindizet zjarri në landfillin e Vlorës, tymi dhe flakët mbulojnë zonën

21:46 | 10/06/2026

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë nëpër rrugët kryesore të Kryeqytetit

21:09 | 10/06/2026

Televizioni rumun: Edi Rama pëson krizë nervore live, sulmoi gazetaren tonë vetëm pse i bëri pyetje

21:06 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com