Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Bullgari/Detajet e aksidentit tragjik, dyshohet për sasi mbi normë të naftës

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant

Ende vijojnë hetimet për shkaqet që ndikuan në aksidentin e autobusit maqedonas. Hetimi në lidhje me shkaqet të cilat çuan në humbjen e 46 jetëve, mes tyre edhe 12 të mitur, është duke vijuar. Ndërkohë ditën e djeshme janë shtuar edhe më shumë dyshimet se shkak i shpërthimit ka qenë karburanti rezervë, që mund të ketë qenë në autobusin e “Besa Transit” në momentin e aksidentit, të pozicionuar në pjesën e përparme të automjetit ku ka rënë edhe zjarri.

Mediat bullgare raportojnë se ka dyshime të forta se në autobus, ka pasur karburant shtesë për shkak të çmimit më të ulët të karburantit në Bullgari. Po sipas këtyre burimeve, një litër karburant kushton rreth 50 cent më lirë se në Maqedoninë e Veriut, dhe se dyshohet që tejmbushja e sarbatorëve shtesë bëhet nga shoqëritë e udhëtimit, për të ulur kostot e transportit të turistëve.

Ekspertët thonë se autobusi pas përplasjes me parmakët anësore të rrugës është djegur në thuajse 1 minutë, dhe sipas tyre, nuk ka asnjë mundësi që flakët të shpërndahen aq shpejt dhe të jenë të menjëhershme nëse nuk kanë pasur një shkaktar kryesor si lëndë djegëse nxitëse e cila mund të jetë nafta.

Sipas zjarrfikëseve, ata nuk kanë mundur të bëjnë asnjë veprim për shpëtimin e jetëve të turistëve, pasi edhe pse mbërritën për 9 minuta në vendngjarje, nuk patën asnjë mundësi. Ekspertët thonë se cilido qoftë shkaku i aksidentit, ata janë të bindur se shkak i tragjedisë së paprecedentë është prania me tepri e karburantit në autobus. Ata thonë se 46 viktimat vdiqën nga zjarri, dhe jo nga përplasja e autobusit me bankinën. Para aksidentit, autobusi ka ndaluar në një pike karburanti për të pushuar. Sipas mediave bullgare, autobusi ka hyrë në Bullgari në orën 21:12 minuta të së hënës, ndërsa aksidenti ndodhi në 02:03 minuta të mëngjesit të së martës. Autobusit pas aksidentit nuk i janë hapur dyert, për shkak të përplasjes me parmakët e autostradës, gjë e cila solli këtë numër të lartë viktimash.

Ministri i Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka sqaruar dje se është publikuar të martën një listë paraprake në mënyrë që të qartësojë sado pak familjarët, por identifikimi përfundimtar i trupave nuk është bërë. Për këtë kërkohen analizat e ADN-së. Autopsia e trupave do të bëhet në Bullgari, ndërsa gjurmët biologjike të familjarëve të viktimave do të merren në Institutin për mjekësi gjyqësore në Shkup, dhe do të dorëzohen në Bullgari. Ai sqaroi gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin e spitalit ku janë shtruar të lënduarit, dhe i është deklaruar se të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.

Tags: aksidentBullgarikarburant

TË LIDHURA

Aktualitet

7 mijë rrënjë kanabis në Reç të Ri, pezullohen tre efektivë policie në Shkodër

17:43 | 09/06/2026
Bota

Ish-punonjësi i JPMorgan tërheq padinë ndaj Lorna Hajdinit, paralajmëron gjyq me prova të reja

17:38 | 09/06/2026
Aktualitet

“Për lulen time irlandeze”/ Shënimi i Ramës për gazetaren: Nga një ‘vrasës’ flamingosh

17:32 | 09/06/2026
Next Post

Deputeti hedh shashkën e radhës: Flitet për satelitët por traktorët nuk ndizen

Kryemadhi del me tre propozime për fermerët, nuk lë pa ‘thumbuar’ Ramën

Akt terrorist apo gabim njerëzor? 44 viktima, 1 i mbijetuar është zhdukur







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

7 mijë rrënjë kanabis në Reç të Ri, pezullohen tre efektivë policie në Shkodër

by mirseda
17:43 | 09/06/2026
0

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të kultivuara janë gjetur ditën e sotme në fshatin Reç i Ri,...

Ish-punonjësi i JPMorgan tërheq padinë ndaj Lorna Hajdinit, paralajmëron gjyq me prova të reja

17:38 | 09/06/2026

“Për lulen time irlandeze”/ Shënimi i Ramës për gazetaren: Nga një ‘vrasës’ flamingosh

17:32 | 09/06/2026

Misteri i fatit të 34-vjeçarit, Eglant Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë

17:16 | 09/06/2026

I dënuar për trafikim njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

17:05 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com