Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Akt terrorist apo gabim njerëzor? 44 viktima, 1 i mbijetuar është zhdukur

9 muaj ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Akt terrorist apo gabim njerëzor? 44 viktima, 1 i mbijetuar është zhdukur

Aksidenti në Bullgari ka marrë një tjetër rrjedhë, me shumë enigma. Mediat bullgare aluduan se në autobus po transportohej benzinë ose naftë, ndaj dhe ka patur shpërthim të madh. Por tashmë janë hetuesit të cilët e hedhin poshtë këtë version.

Fillimisht u tha se ishin 46 trupa të djegur e më pas 45. Po zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka konfirmuar se bëhet fjalë për 44 viktima dhe 7 persona që po marrin ndihmën e duhur shëndetësore. Borislav Sarafov, në konferencën e parë për shtyp pas tragjedisë në Strumë, deklaroi se në autobus janë gjetur 44 trupa të djegur dhe jo 45 siç është raportuar deri tani.

Ai po ashtu tha se sipas të mbijetuarve, ka pasur 8 persona që kanë shpëtuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar. Pyetja që parashtrojnë specialistët është: Ku ndodhet personi i tetë?

“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Sipas të mbijetuarve ka pasur 8 të mbijetuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar”, tha ai.

“Fillimisht janë marrë në pyetje dy nga pasagjerët e autobusit, të cilët ishin zgjuar në momentin e aksidentit. Të dy japin informacion objektiv, shqyrtohen individualisht dhe deklaratat e tyre përputhen. Prandaj ne i konsiderojmë ato si jashtëzakonisht të sakta. Dy të tjerë që janë në spital, sot do të merren në pyetje”, tha Sarafov.

“Matematika është e thjeshtë, që kemi të dhëna se në autobus ishin 52 pasagjerë. Ne gjetëm 44 kufoma, 7 persona, 4 burra dhe 3 gra u shtruan në spital. Enigma e madhe mbetet – ku është personi i 8? Ne punojmë sipas atij versioni, nuk duam të ngatërrojmë publikun. “Mund të jetë edhe një deklaratë e papërshtatshme nga një dëshmitar okular”, shtoi zëdhënësja Siika Mileva.

Siç shpjegoi ajo, një nga të mbijetuarit deklaroi me bindje se nga autobusi ishin shpëtuar 8 persona.

Sarafov tha se ekziston mundësia që njëri nga pasagjerët e autobusit, të ketë kaluar tek një nga tre autobusët e tjerë që ishin me atë të djegur.

“Për momentin është një enigmë për ne, por do të jetë objekt hetimi”, tha Sarafov.

Ai tha po ashtu se informacionet fillestare tregojnë se ndoshta ka qenë një gabim njerëzor, që është shkaktuar nga shenjat e papërshtatshme në autostradë.

“Bankina në të cilën është përplasur autobusi, jo vetëm që është e panevojshme, por edhe e rrezikshme. Nuk ka pasur shpërthim, por ajo që kanë dëgjuar ata që kanë qenë aty pranë është përplasja, përplasja e fortë e autobusit në trotuarin në anën e djathtë, që thashë se nuk e ka vendin aty. Nuk ka pasur shpërthim,” tha Sarafov.

Po ashtu, hetuesit bullgarë i hodhën poshtë spekulimet se autobus po transportohej benzinë ose naftë.

“Po përhapen informacione se në autobus po transportoheshin derivate të karburantit, benzinës dhe dizelit dhe se këto kanë qenë arsyet e zjarrit. Ai version është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazë. Tre bidonë u gjetën në vend, që përmbanin vetëm mbetje vaji. Nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Rrjedhimisht, zjarri nuk është shkaktuar nga ata”, tha Sarafov.

Shkaqet e aksidentit ku humbën jetën 44 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në Bullgari janë ende të pazbardhura, ndërkohë që po hetohet në disa pista.

Media bullgare  ’24 casa’ shkruan në faqen e saj të parë ‘E marta e zezë, 45 viktima për naftë më të lirë’, dukë lënë të kuptohet se shkaku kryesor i aksidentit është transportimi i karburantit shtesë me autobus. Hetuesit i thanë gazetës se janë gjetur disa mbetje nafte, por mbetet për t’u parë si ka shpërthyer.

Tags: aksidentiBullgari

TË LIDHURA

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson
Stil

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson

15:42 | 19/08/2022
E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën
Sport

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

15:20 | 19/08/2022
“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë
Bota

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

15:07 | 19/08/2022
Next Post
I ra të fikët gjatë spektaklit ‘live’/ Fifi merr vendimin: Do filloj konsultat

I ra të fikët gjatë spektaklit 'live'/ Fifi merr vendimin: Do filloj konsultat

Vrau gruan, del video që i ka bërë Carolinës para se të kryente aktin e rëndë

Vrau gruan, del video që i ka bërë Carolinës para se të kryente aktin e rëndë

Rama zbardh debatet me fermerët dhe tregon për çfarë ranë dakord

Rama zbardh debatet me fermerët dhe tregon për çfarë ranë dakord

JU REKOMANDJOMË

Të shtëna në Oslo/2 të vrarë në një sulm në një klub nate dhe 14 të plagosur

Të shtëna në Oslo/2 të vrarë në një sulm në një klub nate dhe 14 të plagosur

2 muaj ago
Itali/Më shumë se 5 mijë viktima të shënuara nga koronavirusi

Itali/Më shumë se 5 mijë viktima të shënuara nga koronavirusi

2 vjet ago
Dojna Mema largohet nga emisioni i njohur

Dojna Mema largohet nga emisioni i njohur

3 vjet ago
Admir Murataj u eliminua për të mos dalë e vërteta?! Ish-deputeti nxjerr fakte tronditëse

Admir Murataj u eliminua për të mos dalë e vërteta?! Ish-deputeti nxjerr fakte tronditëse

3 vjet ago




TË FUNDIT

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson
Stil

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson

by Mar Si
15:42 | 19/08/2022
0

Ori Nebiaj dhe Isli Islamin s’do t’i shohim më në drejtimin e “Wake Up”. Në sezonin e...

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

15:20 | 19/08/2022
“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

15:07 | 19/08/2022
Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

14:43 | 19/08/2022
Fundjavë e freskët dhe me reshje shiu

Fundjavë e freskët dhe me reshje shiu

14:16 | 19/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com