Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Bugajski: Rusia po përpiqet të shkaktojë luftë në Ballkan

8 vjet ago
in Të Gjitha
Bugajski: Rusia po përpiqet të shkaktojë luftë në Ballkan

“Moska po kërkon të ushtrojë ndikimin e saj në rajon, ndaj BE duhet të bëjë rezistencë duke integruar këto vende në familjen e saj evropiane”

Analisti i çështjeve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore, Janusz Bugajksi thekson se me kursin që po ndjek Rusia në këtë rajon po përpiqet që të shkaktojë konflikte që do ta cconin në një përplasje direkte me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në një intervistë për faqen “European Western Balkans”, Bugajski bën apel Bashkimit Evropian që të përshpejtojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, natyrisht duke u bazuar në reformat që ka plotësuar secili prej këtyre vendeve.

Intervista e plotë:

A mendoni se pranimi i Malit të Zi në NATO do të ndryshojë imazhin e NATO-s në sytë e qytetarëve serbë?

Me shumë gjasa, nëse Mali i Zi bëhet më i suksesshëm se tani dhe tërheq më shumë investime. Vetë anëtarësimi në NATO është një tjetër hap përpara drejt anëtarësimit në BE – mendoj se të gjitha ato gjëra shërbejnë si një shembull potencial për qytetarët serbë. Unë personalisht nuk e besoj idenë se Serbia dëshiron të jetë neutrale, sepse kujtoni që Jugosllavia nën Titon nuk ishte e lidhur, ishte neutrale. Por herët a vonë, do ju duhet të zgjidhen. Serbia nuk është Zvicra –  nuk është një vend i pasur apo i veçantë. Serbia është një vend i cili do të rrethohet nga vendet e NATO-s dhe do të mbetet pas reformës ushtarake, në programet e saj të modernizimit, nëse nuk bëhet pjesë e NATO-s.

Unë nuk mund të imagjinoj ndonjë oficer serb që dëshiron të jetë më i afërt me ushtrinë ruse, një pjesë e mirë e së cilës është vjetërsuar dhe fondet tani do të ulen, duke bërë të mundur shfaqjen e problemeve reale në Rusi, sesa të jetë një pjesë e organizatës ushtarake më moderne në botë. Për mua nuk bën sens. Duke pasur pulën, pse të hash sorrën? Është padyshim një vendim politik në Serbi dhe do të zgjasë shumë. Në vendet e tjera të rajonit, mendoj, do të ketë një proces më të shpejtë dhe Serbia do të jetë një sfidë.

Ju sapo thatë që anëtarësimi në NATO është një lëvizje e mençur drejt  procesit të anëtarësimit në BE, kështu mendoni se është e mundur që një vend të bëhet anëtar i BE-së, veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor, pa qenë më parë pjesë e NATOs?

Po, është e mundur, por kjo varet nga BE. Serbia mund të jetë një shembull i hyrjes në BE para se të hyjë në NATO. Atëherë çështja për Serbinë, natyrisht, do të jetë Kosova. Kosova dëshiron të jetë anëtare e të dyjave. Dhe nëse Kosova ndërton ushtrinë e saj, mendoj se ata do të investojnë shumë burime në përpjekjen për t’u bërë anëtare e NATO-s, sapo të marrin akses. Kjo do të jetë një problem në një farë mënyre për Serbinë, sepse Kosova mund të jetë pjesë e NATO-s, ndërkohë që ajo vetë do të jetë jashtë Aleancës.

Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, po, mendoj se është e mundur të hysh në BE para se të hyni në NATO. Ka vende të tilla si Suedia dhe Finlanda, ata janë në BE dhe nuk janë anëtarë të NATO-s. Ka gjithashtu anëtarë të NATO-s që nuk janë anëtarë të BE, si Norvegjia. Por, në këtë rajon të veçantë, mendoj se duhet të jetë sistemi i bashkuar i mbrojtjes kolektive dhe si i tillë të integrohet drejt BE-së.

Si e shihni ndikimin rus në Ballkan dhe cilat janë pasojat e ndërhyrjes ruse në çështjet e brendshme të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Do të thosha–shihni gjërat përtej dukjes. Unë mendoj se shkon përtej ndërhyrjes. Unë vazhdoj të dëgjoj se rusët janë “duke u ndërhyrë”. Mendoj se kjo është më shumë sesa thjesht ndërhyrje. Rusët po e përdorin këtë rajon për të minuar, përfundimisht për të shkatërruar perëndimin, për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, për të krijuar përçarje brenda vendeve evropiane të NATO-s. Ndoshta në një moment ata mund të duan të rifillojnë një luftë, ndoshta në Bosnjë, ndoshta në Maqedoni, ndoshta mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të shkëpusin vëmendjen e NATO-s, me qëllim që të injektojnë veten si ndërmjetësues. Është si “djali dhe shkrepësja”- vendos zjarr në një shtëpi dhe më pas vjen si zjarrfikës. Në traditën ruse duhet të fillojnë konfliktet dhe pastaj të injektohen si ndërmjetës, gjë që rrit rolin e saj në rajon.

Për të gjitha këto arsye dhe për faktin se po neglizhohet nga BE, Rajoni ende nuk është integruar në NATO, çka i jep më shumë mundësi Rusisë për të ndjekur strategjinë e saj kundrejt Perëndimit. Unë e quaj atë “fundbarkun e butë të Evropës”. Me fjalë të tjera, Ballkani është vendi ku ata mund të godasin dhe të krijojnë probleme për Aleancën dhe për Perëndimin.

Meqë jeni bazuar në SHBA, a prisni ndonjë ndryshim të madh në administratën e Trump kundrejt Ballkanit Perëndimor dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht në këtë rajon?

Trump ka formuar një skuadër shumë të mirë të sigurisë kombëtare, e cila ka befasuar shumë njerëz. Sepse fillimisht, nëse dëgjoni atë që ai tha gjatë fushatës, ai dukej më shumë si një qasje izoluese e Amerikës në pamje të parë. Meqë ra fjala, “Amerika e Para” ka dy kuptime: Ose Amerikë e vetme ose Amerika në krye. Shpresojmë që Amerika është në krye, që ekipi i ri ta ndjekë. Ne e shohim që tani me rifitimin e NATO-s, dhe në një mënyrë do të thosha se, Trump ka rivënë në fokus vëmendjen ndaj NATO-s duke i thënë asaj se duhet të shpenzojnë 2% të PBB-së. Mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë. Deri tani, disa janë zotuar për rritjen e shpenzimeve të tyre të PBB-së në mbrojtje dhe mendoj se edhe të tjerët do ta bëjnë.

Së dyti, gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm, Stoltenberg, ai përmendi Malin e Zi që po anëtarësohet në NATO. Mendoj se është ngjarje e madhe për këtë vend, fakti që një nga vendet e para që Trump përmendi në një konferencë zyrtare, ishte Mali i Zi. Unë mendoj se ai ka formuar një ekip shumë të mirë, jo vetëm në çështjen e NATO-s, por edhe në çështjen e Rusisë. Ata e kuptojnë Rusinë. Këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare, McMaster, Sekretari i Mbrojtjes, Mattis, Nikki Haley, ambasadori i Kombeve të Bashkuara, të gjithë janë njerëz me një pikëpamje realiste  ndaj Rusisë. Ata e dinë se çfarë është Rusia dhe ata do të luftojnë për interesat e aleatëve ndërkombëtarë, dhe mendoj që kjo është gjë e mirë.

Trump vetë po mëson nga kjo gjë. Ai kurrë nuk ka ndjekur nga afër marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai është më shumë një njeri i biznesit sesa një udhëheqës ndërkombëtar, rol të cilin e ka ndërmarrë tani. Dhe kjo është një pozitë shumë e vështirë për t’u përshtatur dhe ai është ende duke mësuar si ta përballojë këtë.

Duke marrë parasysh të gjitha ato që keni thënë gjatë intervistës, si mendoni, cila është qasja që duhet të marrë BE kundrejt Ballkanit Perëndimor, tani duke marrë parasysh anëtarësimin në NATO të Malit të Zi, situatën në Maqedoni, gjithashtu në Shqipëri dhe Kosovë?

Unë mendoj se BE duhet të kthejë vështrimin tek ajo çfarë ka ndodhur. NATO i vuri gjoksin situatës dhe tha: “Ne po marshojmë. BE duhet të bëjë të njëjtën gjë, duhet të përqendrojë vëmendjen në integrimin e këtij rajoni sa më shpejt në BE.”

Së dyti, duke pasur parasysh faktin se ka paqëndrueshmëri në këtë rajon dhe ndikimet negative nga jashtë, sidomos nga Rusia, me të vërtetë vëmendja e BE-së duhet të përqendrohet në hartimin e një afati kohor të ri. Procesi i Selanikut është gërryer dhe ne kemi nevojë për një shtysë të re. Të fillojmë një proces të ri me një afat kohor, kushte strikte dhe shpërblime specifike. Përndryshe, njerëzit nuk do të besojnë se do të bëhen ndonjëherë anëtarë të BE-së. Sa më gjatë njerëzit të  mendojnë se klubi nuk i do ata, atëherë aq më të pakta do të jenë shanset që ata të bëhen pjesë e klubit. Është në natyrën njerëzore të refuzojë atë çfarë i bën ata të ndihen të padëshirueshëm.

Ju thoni se ka shumë ndikime të huaja në Ballkanin Perëndimor, por a mendoni se sfidat më të mëdha për rajonin janë ndikimet e huaja apo disa parime demokratike që po shkatërrohen në vendet e Ballkanit Perëndimor?

Kam shkruar një artikull në faqen e internetit të CEPA për të gjitha problemet që po has Ballkani Perëndimor një muaj më parë. Unë mendoj se kam listuar nëntë fusha të ndryshme të problemeve. Dy të fundit janë ndikime të huaja dhe shtatë të parët janë probleme të brendshme. Me fjalë të tjera, korrupsioni, polarizimi politik, kriminaliteti, humbja e besimit në institucione nga publiku, rritja e pamjaftueshme ekonomike. Rreth shtatë faktorë të ndryshëm të listuara, plus ideja se BE nuk i ka hapur me të vërtetë dyert. Do të thotë, dera është e hapur, por nuk mund të ecni me të vërtetë.

A mendoni se këto probleme të brendshme do të trajtohen në një të ardhme të afërt? A mendoni se elitat politike në vendet tona janë të gatshme ta bëjnë këtë apo ata po e lënë pas dore këtë, duke përdorur ndikimet e huaja si një justifikim për mos ta bërë?

Disa po e bëjnë, disa jo. Unë nuk do të përgjithësoja të gjitha elitat politike. Disa janë shumë të përgjegjshme dhe e dinë se çfarë duan, vendet e tyre të jenë pjesë e BE dhe të përmbushin të gjitha standardet e BE, duke përfshirë sundimin e ligjit. Të tjerët, mendoj, fshihen pas vonesave të procesit të integrimit, “ata nuk duan ne, kështu që pse duhet të reformohemi”, ata vazhdojnë të veprojnë prapa skenave.

Mendoj se një nga gjërat më të rëndësishme që unë do të thosha, është se në të gjitha këto vende është ndarja e pushteteve dhe në veçanti heqja e politikës nga biznesi. Nëse mund t’i arrini këto dy gjëra aq sa mundeni, atëherë ju jeni shumë më afër përmbushjes së standardeve të BE-së. Dhe mbani mend, jo çdo vend i BE-së është i përsosur. Ne kemi korrupsion, skandale dhe nepotizëm edhe në vendet e BE. Por fakti është se ne kemi sistemin ligjor që heton këtë dhe kur njerëzit kapen, ata ndëshkohen. Ky është ndryshimi.

 

Tags: BallkaniBugajskikosovamali i ziMaqedoniaNATOrusiashqiperia

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
HISTORIA/ Atletit tetraplegjik italian i vodhën medaljen, ia kthen Artan Lame

HISTORIA/ Atletit tetraplegjik italian i vodhën medaljen, ia kthen Artan Lame

Vaji i palmës – Cilin duhet të besojmë, ISUV, AKU apo Biznesin ?

Vaji i palmës – Cilin duhet të besojmë, ISUV, AKU apo Biznesin ?

Basha lë jashtë listës së PD tre kandidaturat e Mediut

Basha lë jashtë listës së PD tre kandidaturat e Mediut

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com