Kryetari republikan, Fatmir Mediu njoftoi sot pas takimit me kryedemokratin Basha, se ende nuk ka asnjë marrëveshje parazgjedhore që parashikon përfshirjen e kandidatëve të PR-së në listat zgjedhore të PD-së.
Takimi Basha-Mediu u mbajt vetëm disa orë para përfundimit të afatit kushtetues të paraqitjes së listave zgjedhore pranë KQZ-së.
Mosmarrëveshja duket se ka të bëjë më kërkesën e Mediut për të përfshirë në listat e PD-së, në pozicione fituese, tre kandidatë, konkretisht në Fier, Vlorë dhe Tiranë.
Mesaduket kjo kërkesë i është dukur e ekzagjeruar PD-së e cila deri tani nuk ka arritur një dakordësi me aleatin e saj më tradicional.