Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Brexit/ Ligjvënësit britanikë e rrëzojnë për herë të tretë, BE me samit të jashtëzakonshëm

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Brexit/ Ligjvënësit britanikë e rrëzojnë për herë të tretë, BE me samit të jashtëzakonshëm

Ujdia për Brexit e kryeministres Thereza May pëson disfatë për herë të tretë në Dhomën e Komunëve, duke shtuar kështu paqartësitë për procesin e largimit nga BE. 344 ligjvënës votuan kundër, ndërsa 286 të tjerë e mbështetën atë. Kjo nënkupton që Britania e Madhe humbi mundësinë për ta shtyrë Brexitin deri me 22 maj në mënyrë që largimi të bëhej me një marrëveshje.

Bashkimi Europian është vendosur menjëherë në lëvizje pas rrëzimit për herë të tretë të marrëveshjes së kryeministres Theresa May për Brexit.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk njoftoi se ka thirrur një samit emergjent me 10 prill. 27 vendet e mbetura anëtare do të diskutojnë pikërisht për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin, ndërsa skenari më i mundshëm parashikohet të jetë ai i një Brexiti pa ujdi. Një gjë e tillë u konfirmua nga Komisioni Europian, që thekson se është shumë i përgatitur për këtë.

“Skenari i një largimi pa ujdi me 12 prill ka shumë gjasa që të ndodhë. BE nisi përgatitjet për këtë që prej dhjetorit të 2017-s dhe tani jemi plotësisht gati për një skenar pa ujdi, mesnatën e 12 prillit. BE do të mbesë e bashkuar”, shkruan KE.

“Dua të jem i sinqertë, pa një zgjedhje pozitive, opsioni kryesor do të jetë largimi pa marrëveshje. Nuk ka qenë kurrë skenari yni, por BE tashmë është e përgatitur”, tha Michel Barnier, negociator i BE për Brexit.

Ndërkaq, Bashkimi Europian ka bërë me dije se benefitet e ujdisë së tërheqjes, përfshirë periudhën e tranzicionit, nuk do të jenë në fuqi në rastin e largimit jo të rregullt. Gjithashtu marrëveshjet e pjesshme nuk janë një opsion.

Tags: beBrexitbritanikeherëjashtëzakonshëmLigjvënësitrrëzojnësamittretë

TË LIDHURA

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,
Bota

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,

11:43 | 25/02/2026
Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur
Bota

Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur

09:40 | 25/02/2026
FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë
Bota

FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë

09:00 | 25/02/2026
Next Post
Klevis Balliu ndyen gojën ndaj Ramës: Zhdukeni këtë gomar, do bëjmë vetëgjyqësi

Klevis Balliu ndyen gojën ndaj Ramës: Zhdukeni këtë gomar, do bëjmë vetëgjyqësi

“Këto të Partizanit i kanë qejf penalltitë”, Gjici dhe Demi: Gara e hapur

“Këto të Partizanit i kanë qejf penalltitë”, Gjici dhe Demi: Gara e hapur

“Na ndiqni”/ Protestuesit tërhiqen nga Kuvendi, ja destinacioni i opozitës

SHTATË rrathët e FERRIT të krizës opozitare







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton bllokimin e rrugëve: Tani do jemi më kreativë
Aktualitet

Protesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton bllokimin e rrugëve: Tani do jemi më kreativë

by mirseda
13:35 | 25/02/2026
0

Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi protestën e radhës, që do...

Berisha pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE: Ishin përfaqësues të 28 partive

Berisha pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE: Ishin përfaqësues të 28 partive

13:05 | 25/02/2026
BB: Shqipëria shpenzon shumë për transportin, por projektet mbeten me cilësi të dobët

BB: Shqipëria shpenzon shumë për transportin, por projektet mbeten me cilësi të dobët

13:03 | 25/02/2026
“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

12:27 | 25/02/2026
“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

12:18 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com