Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ka apeluar nga protesta e banorëve të Astirit për largimin e Ramës nga qeverisja. Ai nuk e ka lënë me kaq, por ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë drejtësi, do të bëjnë vetëgjyqësi. Me tone të ashpra, Klevis Balliu tha se do protestojnë për protestuesit e ndaluar, dhe se populli po vuan gjithmonë pasojat e kësaj qeverie.
“Ju e keni problemin me protestën, sepse nuk e dini se protesta është një vlerë në demokraci. Shtatë protestuesit e ndaluar do të na kenë gjithmonë afër, ndaj tyre nuk ka asnjë provë.
Ju bëj thirrje çdo institucioni të shtetit, që të tërheqë këtë gomarin që qeveris sot.
Por ai duhet të dijë një gjë, se kur bie drejtësia, bëhet vetëgjyqësia”, ka thënë ndër të tjera Klevis Balliu nga Astiri.