Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Brexit do shënojë fillimin e fundit të globalizmit dhe zhvillimin që solli ai

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Brexit do shënojë fillimin e fundit të globalizmit dhe zhvillimin që solli ai

Nga William Hauk “The Conversation”

Dhoma e Komunëve në Mbretërinë e Bashkuar, ka votuar përfundimisht pro Brexit. Nëse plani miratohet pa shumë vonesë edhe në Shtëpinë e Lordëve, Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian vetëm disa vite pas referendumit të vitit 2016.

Më shumë sesa një shuplakë ndaj BE-së, kjo votë përfaqëson një refuzim të globalizimit, dhe narrativën e nënkuptuar të një kontrolli demokratik mbi politikën ekonomike në funksion të zhvillimit. Është një lëshim që gjithnjë e më shumë qytetarë në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk janë të gatshëm që ta bëjnë.

Ata besojnë shpesh se mund të arrijnë të njëjtat përfitime, pa humbur kontrollin ekonomik. Si ekonomist, besoj se kjo prirje e largimit nga institucionet që e lehtësuan globalizimin ekonomik, dhe çoi në më shumë se gjysmë shekulli integrim global dhe rritje ekonomike, është shqetësuese.

Për të shmangur këtë rezultat, ne duhet t’i përgjigjemi një pyetje në dukje të thjeshtë: Si mundën shoqëritë të korrnin përfitimet ekonomike të globalizmit, duke ruajtur pjesëmarrjen demokratike brenda tij? Disa nga studimet e mia, janë fokusuar tek mënyrat përmes të cilave shoqëritë demokratike vendosin mbi politikat e tyre tregtare, domethënë tarifat, kuotat dhe llojet e tjera të barrierave për mallrat dhe shërbimet e huaja që hyjnë në tregjet e tyre.

Por që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë pas Luftës së Dytë Botërore, aftësia e vendeve për ta bërë këtë është kufizuar gjithnjë e më shumë nga marrëveshjet ndërkombëtare. Në fillim, kjo përfshinte kryesisht pengesat tregtare siç janë tarifat, arma e preferuar e presidentit amerikan Donald Trump në luftërat e tij tregtare.

Ndërsa protestat kundër pasojave negative të globalizmit nuk janë aspak një gjë e re, humbja e kontrollit ekonomik mbi tarifat, çoi rrallë në një refuzim të plotë të sistemit të një vendi, kryesisht pasi përfitimet ekonomike ishin aq shumë të rëndësishme.

Për shembull, një vlerësim i efektit të tregut të përbashkët të BE-së, që eliminoi gati të gjitha pengesat tregtare brenda unionit, është se ai e ka rritur PBB-në e vendeve anëtarëve nga 8-9 për qind, çka përkthehet në një mesatare prej rreth 3.000 dollarë për çdo burrë, grua dhe fëmijë.

Përtej Evropës, globalizimi ka sjellë përfitime të konsiderueshme për miliarda njerëz, përfshirë këtu edhe uljen e numrit të njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme, nga 1.9 miliardë në vitin 1990, në rreth 730 milionë në vitin 2015. Kjo është një rënie nga 36 për qind e popullsisë së botës, në më pak se 10 për qind të saj.

Por tarifat dhe kuotat, nuk janë pengesat e vetme për tregtinë. Vendet në gjithë botën kanë standardet e tyre rregullatore, certifikatat e cilësisë, dhe rregullat e tjera që kërkohet të ndiqen nga kompanitë. Të njohura si pengesa teknike në tregti, ato mund të jenë po aq të këqija për tregtinë sa edhe tarifat tradicionale.

Dhe për bizneset botërore, respektimi i të gjitha këtyre rregullave të ndryshme mund të jetë i kushtueshëm. Prandaj ekonomistët dhe negociatorët tregtarë, nisën t’i nxisin vendet të harmonizojnë rregulloret që rregullojnë çështje të tilla si mjedisi, puna dhe prona intelektuale. Ky i ashtuquajtur “integrim i thellë”, u bë në momentin kur marrëveshjet e tregtisë ndërkombëtare, u zhvendosën në një terren më të diskutueshëm. Për shembull, Bashkimi Evropian ka krijuar një grup të madh standardesh dhe rregullash të harmonizuara, që duhet të ndjekin vendet në mënyrë që të marrin pjesë në tregun e përbashkët, një nga çështjet që motivuan votuesit në Mbretërinë e Bashkuar të zgjedhin të largohen nga BE.

Një rast i famshëm në të cilin BE në fund u tërhoq pas një reagimi të ashpër të Britanisë, ishte ai kur Brukseli u përpoq të vendoste matjet metrike standarde, që do të kishin rrezikuar pintat dhe miljet e dashura të britanikëve.

Shkëmbimi – midis përfitimeve ekonomike të tregtisë globale dhe dëshirës për një kontroll lokal mbi ekonominë e një vendi dhe tregjet – është ai që ekonomisti i Univeristetit të Harvardit Dani Rodrik e quajti “Paradoksi i Globalizimit”. Ai i lë në thelb vendet me 3 opsione:

Ato mund të refuzojnë integrimin më të thellë të globalizmit, dhe të rrezikojnë të humbasin zhvillimin ekonomik.

Ato thjesht mund të heqin dorë nga kontrolli i pjesëve të mëdha të politikës së tyre ekonomike, në favor të dominimit të standardeve ndërkombëtare, duke rrezikuar kësisoj zemërimin e qytetarëve të tyre.

Ata mund të ndihmojnë në formësimin e globalizmit, duke u bashkuar dhe ndihmuar në krijimin e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që vendosin standardet e tregtisë, duke hequr dorë nga një pjesë e kontrollit, por duke pasur një vend në tryezën e vendimmarrjes.

Unë do të argumentoja se opsioni i tretë, i jep përgjigjen më të mirë të pyetjes “Si mund të ruajmë fitimet e globalizmit, pa hequr dorë nga kontrolli?”. BE po bën një nga përpjekjet më ambicioze për të ndjekur rrugën e tretë. Ajo u dha vendeve anëtare një zë të barabartë në pjesën më të madhe të vendimmarrjes së saj.

Organet e saj drejtuese, përbëhen nga anëtarë të zgjedhur direkt, dhe përfaqësues të qeverive të zgjedhur në mënyrë demokratike nga shtetet anëtare. Gjithsesi, edhe ky autoritet i përbashkët mund të shkaktojë probleme, siç dëshmohet tashmë nga Brexit.

Edhe nëse BE-ja është e organizuar në një mënyrë demokratike, kjo nuk do të thotë se qytetarët e shteteve anëtare do të ndjehen shumë dakord me vendimet e saj. Kjo ndjenjë është dyfish e vërtetë në një vend si Britania e Madhe, që e ka cilësuar tradicionalisht veten të veçantë nga Evropa kontinentale.

Por politikëbërësit dhe negociatorët tregtarë, do të tregoheshin të mençur nëse do të merrnin parasysh shqetësimet e votuesve për një humbje të kontrollit, duke qenë të kujdesshëm në lëvizjen përtej parandalimit të barrierave tregtare tradicionale, siç është rritja e tarifave dhe kuotave.

Rreziku më i madh me të cilin përballemi sot të gjithë, është që luftërat tregtare të Donald Trumpit, Brexit dhe pengesat e tjera tregtare të ngritura, të bëhen të përhershme, dhe të zhbëjnë shumicën e përfitimeve që ka arritur bota që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe nëse kjo ndodh, ne do të jemi që të gjithë më të varfër./TIRANA TODAY

 

Tags: Brexitfillimifundiglobalglobalizmizhvillimi

TË LIDHURA

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

22:42 | 21/05/2025
Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare
Bota

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
“Modelja 22-vjeçare ekzekutohet në derë të shtëpisë – autori me kapele dhe çantë”
Bota

“Modelja 22-vjeçare ekzekutohet në derë të shtëpisë – autori me kapele dhe çantë”

18:19 | 21/05/2025
Next Post
Ndërtoi pa leje, komshiu e bën për spital. Plas grushti në Shkodër

Ndërtoi pa leje, komshiu e bën për spital. Plas grushti në Shkodër

Kush janë 10 kryeqytetet më të shtrenjta në Evropë

Kush janë 10 kryeqytetet më të shtrenjta në Evropë

“Zhbllokohet ngërҫi qeveri-opozitë”/ DW: Çfarë mbetet nga pakti Rama-Berisha

"Zhbllokohet ngërҫi qeveri-opozitë"/ DW: Çfarë mbetet nga pakti Rama-Berisha

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com