E mërkurë, 21 Tetor, 2020
8 C
Tirana

Bota s’duhet ta braktisë Ballkanin, përballë ndërhyrjes në rritje të Rusisë

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

Ahmetaj përplaset me Bardhin për inceneratorët: Pusho se do të nxjerr bojën

Ministri Arben Ahmetaj përmes një ndërhyrjeje telefonike në “Opinion”, ka debatuar ashpër me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për inceneratorët. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj...

Nga Tim Marshall “The National”

NATO nuk është e sigurt në vetvete, BE-ja është e përçarë si kurrë më parë, Rusia është tek dera, dhe mosmarrëveshjet e shumta në Ballkan, mbeten të pazgjidhura. E megjithatë, 20 vjet pas Luftës së Kosovës, fuqitë perëndimore nuk po i kushtojnë vëmendjen e duhur një rajoni që mbetet ende një “fuçi baruti”.

Në verën e vitit 1999, 50.000 trupa të NATO-s hynë në provincën serbe të Kosovës, pas një fushate 78-ditore bombardimesh. Ushtria serbe, u detyrua të tërhiqej pasi NATO u rreshtua përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ato ishin ditë historike.

Amerikanët dhe britanikët, të udhëhequr nga Bill Klinton dhe Toni Bler, e panë fundin e asaj lufte, si një fitore të një ndërhyrjeje humanitare. Unë isha në Kosovë në ato ditë të nxehta, kur trupat britanike e kaluan kufirin nga Maqedonia. Por, një natë më parë, kisha parë të parakalonte në rrugët e Prishtinës një karvan me autoblinda ruse, për tu stacionuar në bazën ushtarake të Sllatinës, para se aty të shkonin forcat e NATO-s.

Ato kishin udhëtuar 600 kilometra nga Bosnja, duke përdorur si justifikim për lëvizjen e tyre një ushtrim stërvitor. Për amerikanët dhe britanikët, suksesi i Kosovës u pasua në vitin 2001 nga një mision paqeruajtës i suksesshëm i NATO-s në Maqedoni, dhe nga ndërhyrja  e Britanisë në Sierra Leone.

Por pastaj erdhi Iraku dhe Libia. Ndërkohë, BE-ja tentoi të tregonte muskujt e saj të kufizuar ushtarakë që në vitin 1992, në prag të shpërthimit të luftës në Bosnje. Zhak Pos, kryeministri i atëhershëm i Luksemburgut, tha:”Kjo është ora e Evropës!”. Zhak Delor, kreu i Komisionit Evropian shtoi:”Ne nuk ndërhyjmë në çështjet amerikane. Dhe shpresojmë që ata të kenë respekt të mjaftueshëm, që të mos ndërhyjnë në punët tona”.

Më pas qëndruan duarkryq përballë një luftë të përgjakshme, derisa ndërhyri sërish SHBA-ja. Moska ishte e pafuqishme për t’i ardhur në ndihmë Serbisë. Lufta e Dytë e Çeçenisë filloi në tetorin e 1999-ës, dhe më pas 2 më vonë, në pushtet erdhi Vladimir Putin, dhe buxheti ushtarak rus u rrit me shpejtësi. Suksesi ushtarak në Çeçeni, u pasua nga Gjeorgjia në vitin 2008, Krimea më 2014, dhe Siria që nga viti 2015 e këtej.

Dy dekada më vonë, NATO është e lodhur nga lufta, dhe Rusia është rikthyer në skenën botërore. Por Moska e di, se me një popullsi në rënie, dhe një ekonomi të ndërvarur nga burimet e energjisë që po zvogëlohen, do ta ketë të vështirë të ruajë fuqinë aktuale. Prandaj, ajo mund të tundohet të arrijë relavitisht shpejt disa synime që ka në politikën e jashtme.

Nëse është kështu, fushëbeteja më e afërt e Rusisë mund të jetë Ballkani. Por ky fakt, nuk ishte në mendjet e mendjeve të shqiptarëve të Kosovës këtë verë, kur ata kremtuan 20 vjetorin e çlirimit nga Serbia, dhe ku i ftuari i nivelit të lartë ishte Bill Klintoni. Në fakt në Kosovë dhe Serbi, ka shumë arsye për të festuar, mbi të gjitha për fundin e masakrave dhe lindjen e demokracisë.

Sidoqoftë, tensionet e vazhdueshme midis 2 fqinjëve, nënkuptojnë se situata nuk është kurrë më larg se sa një “incidenti” larg përshkallëzimit të situatës. Kjo është arsyeja se përse 3.500 trupa paqeruajtëse mbeten ende në Kosovë, edhe përse disa anëtarë të NATO-s, përfshirë SHBA-në, po mendojnë tërheqjen e tyre.

Vëmendja perëndimore, është në rastin më të mirë e zbehtë, dhe kjo është diçka e gabuar. Kur Evropa heq vëmendjen nga Ballkani, gjërat rrallë shkojnë mirë. Serbia dhe Kosova mbeten armiqësore ndaj njëra-tjetrës, deri në masën që shpallja e planeve për një ushtri të Kosovës në vitin 2018, shkaktoi kërcënimet me luftë nga ana e Beogradit.

Disa herë gjatë 2 viteve të fundit, ushtria serbe është vënë në gatishmëri të plotë, dhe ka zhvendosur drejt kufirit forcat e saj elitë. Por situata mund të kishte qenë ndryshe. Humbja e Kosovës shkaktoi një revolucion në Serbi, që solli rrëzimin nga pushtetit të presidentit Sllobodan Millosheviç vitin që pasoi.

Në krye të vendit erdhi një liberal i vërtetë, Zoran Gjinxhiç, që e kishte quajtur BE-në “ajrin e freskët të Serbisë”. Ai deklaroi bashkëpunimin e plotë me Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Krimeve në ish-Jugosllavi, dhe u betua të çrrënjosë krimin e organizuar në vend. Por hakmarrja nuk vonoi.

Në marsin e vitit 2003, Gjingjiç u qëllua për vdekje me snajper në Beograd. Ai ishte 51 vjeç, dhe la pas gruan, dy fëmijët e vegjël, dhe një komb të përçarë. Por bota nuk i kushtoi shumë rëndësi këtij lajmi. Një javë më pas, filloi pushtimi i Irakut. Pas kësaj do të vinte kriza financiare e vitit 2008, kryengritjet e Pranverës Arabe dhe luftërat civile, dhe më pas aneksimi i Krimesë nga Rusia.

Ndërkohë në Serbi, u rikthye korrupsioni galopant, proceset demokratizue u ngadalësuan, u rigjallëruan bandat që merren me trafik armësh, droge dhe atë të qenieve njerëzore drejt Europës Perëndimore. Sot presidenti i vendit është ish-ultranacionalisti Aleksandër Vuçiç.

Ai po mban me shpresë nacionalistët serbë, që duan ende të mbajnë të “ngrirë” çështjen e Kosovës, me shpresën se një ditë BE-ja do të shpërbëhet, NATO gjithashtu, dhe Rusia do t’i vijë në ndihmë “vëllait të vogël”, për të rindërtuar ëndrrën e shkatërruar të “Serbisë së Madhe”.

Kjo e fundit ka shumë pak gjasa të ndodhë, megjithatë ata vazhdojnë të ëndërrojnë. Ëndrra të tilla, u nxitën edhe nga presidenti rus Vladimir Putin, që në janar të këtij viti zhvilloi në Serbi vizitën e tij të tretë në tetë vitet e fundit, për të mbështetur mosnjohjen e Kosovës së pavarur.

Por ky ngërç ka nevojë për një zgjidhje. Një nga propozimet, ka të bëjë me shkëmbimin e territoreve, ku Kosova të heqë dorë nga territori në veri të saj, Mitrovicën e Veriut, që banohet kryesisht nga serbët, dhe Serbia t’i japë në këmbim territoret në jug të saj, që banohen në shumicë nga shqiptarët.

Ky propozim duket tërheqës, por është problematik, pasi çdo shkëmbim territoresh, do të ngjallte zilinë e të tjerëve në rajon. Serbët në Bosnje, mund të shtonin përpjekjet për të bashkuar territorin e tyre, Republika Srpska, me Serbinë, një lëvizje që do të mbështetej nga ata në Beograd që besojnë ende tek “Serbia e Madhe”.

Dhe shqiptarët e Maqedonisë, mund të rinisin rebelimin e tyre ushtarak ashtu si në vitin 2001, për të krijuar një shtet të veçantë. Nëse kjo ndodh, do të thotë që si shqiptarët e Kosovës ashtu edhe ata të Maqedonisë, mund të dëshirojnë të bashkohen nën një “Shqipëri të Madhe”.

Këto janë në fakt vetëm supozime, por duke pasur parasysh historinë e këtij rajoni gjatë 120 viteve të fundit, skenarë të tillë janë të besueshëm.

Rrjedhimisht, nëse vihen në jetë skenarët e mësipërm, ajo që do të mbetej nga Maqedonia, do të ndahej midis Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Bota është ende e zënë me vende të tjera, por tashmë pas tërheqjes nga Afganistani, Iraku, dhe një rimëkëmbje të pjesshme nga kriza financiare botërore, ajo duhet të rikthejë kokën nga Ballkani. Atje ka ende shumë punë për t’u bërë./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...