Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bota feston Krishtlindjet si asnjëherë tjetër, nën hijen e një pandemie globale

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Bota feston Krishtlindjet si asnjëherë tjetër, nën hijen e një pandemie globale

Festat e fundvitit ashtu si çdo festim tjetër gjatë gjithë këtij viti, janë zbehur për shkak të masave kufizuese nga qeveritë përkatëse të çdo shteti, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Shumë persona do të kalojnë Krishtlindjet të pikëlluar, pasi kriza shëndetësore mori jetën e 1.7 milion njerëzve deri më tani këtë vit.

Por si janë zgjuar disa shtete të ndryshme të botës, në ditën e Krishtlindjeve? Në Palestinë festimet janë lejuar vetëm me një numër shumë të vogël personash që do ndjekin eventet tradicionale festive.

Në Liban, qeveria hoqi shumicën e masave të virusit përpara festave, duke shpresuar të stimulonte ekonominë. Dhjetëra mijëra libanezë emigrantë mbërritën në shtëpi për pushimet, por kjo sillte frikë për shkak se mund të çonte në një rritje të rasteve gjatë sezonit festiv.

Libani ka përqindjen më të madhe të krishterëve në Lindjen e Mesme – rreth një e treta e 5 milion njerëzve të tij – dhe tradicionalisht feston Krishtlindjet me shumë bujë.

Egjipti ka ndaluar të gjitha festimet e çdo lloji, për të parandaluar një rritje të rasteve. Në Mbretërinë e Bashkuar, Krishtlindjet janë pritur më nënshkrimin e marrëveshjes tregtare BREXIT, lajm i cili u prit me mjaft entuziazëm nga qytetarët britanikë.

Në Itali këmbanat e kishës kanë ranë më herët se vitet e tjera, kjo për shkak të fashës orare të vendosur nga qeveria italiane.

Në Greqi vigjilja e Krishtlindjeve ishte shumë e heshtur. Ndryshe nga vitet e tjera ku fëmijët gjithë ditën këndonin këngë dhe trokisnin nëpër dyer për të marrë dhurata, një traditë e përvitshme ne shtetin grek.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, u ka bërë thirrje gjermanëve që të shmangin vizitat tek anëtarët e familjeve gjatë Krishtlindjeve, dhe të përdorin thirrjet me video në vend të përshëndetjeve, ashtu si bëjnë anëtarët e shërbimit të stacionuar jashtë vendit. Gjermania po lufton me një rritje të infeksioneve të koronavirusit dhe vdekjeve.

Në Korenë e Jugut, njerëzit u zgjuan në mëngjesin e Krishtlindjes duke marrë vesh se kriza e koronavirusit në vendin e tyre ka marrë një kthesë tjetër për keq, ndërsa të gjitha aktivitetet zyrtare dhe jo vetëm u mbyllën.

Në Kinë, autoritetet në qytetin verilindor të portit Dalian po testojnë miliona banorë, pasi shtatë raste të reja me koronavirus u raportuan atje në 24 orët e fundit.

Në Australi, miliona banorëve të Sidneit ju kërkua të kufizojnë lëvizjet e tyre gjatë festave të Krishtlindjeve, me disa familje në izolim dhe tubime festive të kufizuara me vetëm 10 vizitorë brenda.

Në Shtetet e Bashkuara, amerikanët po shënojnë një Krishtlindje të zymtë, pasi infeksionet nga koronavirusi shpërthyen në të gjithë vendin. Udhëheqësit politikë paralajmëruan njerëzit që të mos udhëtonin ose të mblidheshin në grupe të mëdha.

Meksika të enjten vaksinoi personin e parë kundër COVID-19. Vaksina Pfizer iu dha infermierës 59-vjeçare Maria Irene Ramirez, kryeinfermiere në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Ruben Lenero të Mexico City.

Ndërkohë, në Brazil, presidenti Jair Bolsonaro përdori mesazhin e tij të Krishtlindjes për të hedhur më shumë dyshime për një vaksinë kundër koronavirusit të blerë nga një prej shteteve të vendit, nga firma kineze biofarmaceutike Sinovac.

Kili mori të enjten 10.000 dozat e para të një porosie prej 10 milionë vaksinave të Pfizer-BioNTech, që do fillojë vaksinimin e menjëhershëm të punonjësve shëndetësorë.

Në Kosta Rika, punonjësit shëndetësorë kryen dozat e para të vaksinës Pfizer për një grup personash në një shtëpi të moshuarish pranë kryeqytetit, San Jose, ndërsa rreth 300.000 doza të vaksinës Sputnik V të Rusisë mbërritën në Argjentinë.

Burimi i lajmit: https://www.aljazeera.com/news/2020/12/25/world-celebrates-christmas-eve-under-covid-19-shadow

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: festimekoronavirusKrishtlindje

TË LIDHURA

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’
Bota

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025
PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq
Aktualitet

PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq

19:12 | 08/07/2025
Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

19:03 | 08/07/2025
Next Post
Pas skandalit, Ana e “Për’puthen” merr një tjetër vendim për jetën e saj (FOTO)

Pas skandalit, Ana e “Për’puthen” merr një tjetër vendim për jetën e saj (FOTO)

Shuhet në moshën 37-vjeçare dhe në varfëri ekstreme ish-futbollisti

Shuhet në moshën 37-vjeçare dhe në varfëri ekstreme ish-futbollisti

Beyonce mbyll vitin si Babagjysh i Krishtlindjeve

Beyonce mbyll vitin si Babagjysh i Krishtlindjeve

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com