Sekuestrohen në Rinas një shumë e madhe parash, pasi rezultonin të padeklaruara.
Mësohet se shuma e sekuestruar është 26 mijë dollarë, ndërsa mësohet se sasia e parave të padeklaruar do të nxirreshin jashtë Shqipërisë.
Dyshohet se shuma i përkiste një shtetasi turk dhe një shtetasi sirian, ndërsa hetimet kanë nisur.