Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Bllokimi i vizës nga amerikanët për Petrit Vasilin alarmon LSI-në

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Bllokimi i vizës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Petrit Vasilin ka alarmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një veprim i tillë i ndërmarrë nga amerikanët, tregon qartë se lista e zezë e SHBA po rritet dhe pjesë e saj janë bërë edhe përfaqësues të lartë të partisë së presidentit Ilir Meta.

Po ashtu, bllokimi i vizës për ish-deputetin Vasili është edhe një mesazh se me ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, shumë emra do të japin llogari para drejtësisë. Një gjë e tillë është kuptuar shumë qartë nga LSI, e cila ditën e djeshme ka shtuar dozën e sulmeve në adresë të ndërkombëtarëve.

Ka qenë ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Petrit Vasili, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka akuzuar aleatët e Shqipërisë, duke i bërë përgjegjës kryesor për krizën politike që ka përfshirë vend. Në këtë kontekst, Vasili deklaroi se deklaratat e ndërkombëtarëve krijuan këtë gjendje, ndërsa veçoi kështu faktin se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, referuar deklaratave të Komisionerit Johanes Hahn. Sipas tij, Rama duhet të largohet në kushtet kur nuk do të hapen negociatat me Bashkimin Europian. “Maqedonia OK, Shqipëria jo, Hahn dhe Tsipras flasin vetëm për Maqedoninë. Qeveria dhe kryeministri sakrifikojnë hapjen e negociatave për të shtyrë disa ditë në karriget e thyera e tyre. Kriza e tmerrshme politike në Shqipëri, ku shkaku i vetëm është kryeministri që kërkon zgjidhje dhe largimi i tij është vetëm hapi i parë. Shqipëria po paguan padrejtësisht për shkak të instalimit të një qeverisjeje moniste, të kriminalizuar dhe të korruptuar. Tani evropianët po flasin vetëm për Maqedoninë e Veriut, po Shqipëria ku mbeti? Më parë Shqipëria ishte shumë më afër hapjes së negociatave se sa Maqedonia, po sot pse mbeti pas saj ? Pse nuk venë gishtin në plagë ndërkombëtarët? A mjaftojnë deklaratat klishe të tyre, të cilat na prunë në këtë ditë”, deklaroi ish-deputeti të LSI, Petrit Vasilit.

Kriza politike, reagon Hahn

Pavarësisht sulmeve të ish-deputeti të LSI, Petrit Vasilit, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn ka folur ditën e djeshme për situatën politike në vend. Duke folur gjatë konferencës “Perspektivat e reja të Maqedonisë së Veriut”, organizuar nga Forumi Ekonomik i Vjenës, Hahn i ka dërguar një masazh opozitës shqiptare, duke bërë krahasimin me Maqedoninë e Veriut. Zyrtari i lartë i Brukselit theksoi se vendi i pakicës është në Parlament dhe se palët politike duhet të shohin interesin e vendit.

“Krahasuar me vende të tjera, situata në Maqedoninë e Veriut është shumë më e mire. Opozita është opozitë, por konstruktive. Opozita është në Parlament. Është duke marrë pjesë në jetën politike për një demokraci të maturuar. Ne po punojmë të dyja palët për perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut, po punojmë fort për të bindur disa partnerë paksa të hezituar për të na dhënë dritën jeshile të fillojmë përgatitjet për çeljen e negociatave shumë shpejt. Jam i bindur që do të ndodhë përpara verës dhe jam i bindur që në fund të vitit mund të hapim kapitujt e parë”, deklaroi Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn./Gazeta SOT

 

Tags: AmerikanetlsiPetrit Vasili

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

19:20 | 05/06/2026
Kryesore

Rama ironizon protestuesit: Po dhashë dorëheqjen, si do t’i plotësoj 4 kërkesat e tjera?

19:12 | 05/06/2026
Aktualitet

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026
Next Post

Aksion blic/ Tafili kapet 'mat' me celular në burg, Bilali hodhi 'iPhone'-in në tualet

Macron dhe Salvini: Dy liderë, dy vizione konkurruese për Evropën

Video/S’ka më sekrete, Çiljeta Xhilaga sjell një këngë me 'vjehrrën'







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

by mirseda
19:20 | 05/06/2026
0

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin...

Rama ironizon protestuesit: Po dhashë dorëheqjen, si do t’i plotësoj 4 kërkesat e tjera?

19:12 | 05/06/2026

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026

Rama qytetarit: Toka është e shitur, këtë çështje nuk e zgjidhni me mua

18:45 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec: Nuk negocioj, ata që duan të më heqin do të presin gjatë

18:43 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com