E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Macron dhe Salvini: Dy liderë, dy vizione konkurruese për Evropën

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Nga: Rachel Donadio “The Atlantic”

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe zëvendëskryeministri i Italisë dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i përkasin të njëjtës gjeneratë, por të dy i ndajnë më shumë sesa vetëm Alpet. Macron vesh gjithmonë kostum dhe kravatë, dhe dëshiron retorikat e nivelit të lartë dhe ceremonitë zyrtare.

Salvini pëlqen këmishat, sulmet ndaj emigracionit të paligjshëm, dhe hedh në rrjetet sociale fotot e tij duke ngrënë Nutella. Por, dallimet mes të dyve shkojnë përtej stilit. Vizionet e tyre të ndryshme mbi të ardhmen e Europës, do të testohen këtë javë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Parlamenti ka kompetenca të kufizuara, dhe zgjedhjet që do të mbahet në të 28 shtetet të bllokut në datat 23-26 maj, shihen përgjithësisht si një testim i ndjenjave të votuesve nëpër shtetet anëtare. Por kësaj radhe, më shumë se kurrë – pas Brexit dhe Trumpit që ka lëkundur ndjeshëm aleancës transatlantike – ato janë gjithashtu një provë se cila Evropë do të mbizotërojë: thirrja e Macron për një bashkim më të ngushtë që ndan përgjegjësitë për kufijtë, mbrojtjen dhe mjedisin, dhe ndoshta më shumë sesa kaq; apo euroskepticizmi i Salvinit, një “Evropë e kombeve”, në të cilën secili vend do të ketë më shumë sovranitet.

“Konkurrenca e partive politike në BE dhe në shtetet anëtare, është e organizuar gjithnjë e më shumë rreth një ndarje mes liberal-kozmopolitëve përkundrejt konservatorizmit populist”- më tha Douglas Webber, politolog në shkollën e biznesit INSEAD në Francë.

Partitë e ekstremit të djathtë, do të fitojnë më shumë vota se kurrë më parë, shtoi ai, por “këto zgjedhje nuk do ta kthejnë BE-në përmbys”, pasi shumica në PE pritet të jetë ende pro-evropiane. Në një tubim të partive të ekstremit të djathtë nga e gjithë Evropa në Milano të Italisë ditën e shtunë, Salvini e përfshiu Macron në të njëjtin grup me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, dhe filantropin George Soros, si “elita” që ka tradhëtuar “kontinentin”, duke e pushtuar atë në emër të kompanive shumëkombëshe dhe emigracionit të pakontrolluar””.

Kjo retorikë, kontrastron shumë me atë të Macron. Në mars të këtij viti, presidenti francez publikoi një letër të hapur për qytetarët e Evropës, në të cilën ai e cilësonte Brexit një zhvillim negative, teksa bëri thirrje për një konferencë për të përcaktuar të ardhmen e BE-së, dhe për të forcuar kufijtë e zonës së udhëtimit pa viza, Shengen.

“Ne nuk mund të lejojmë që nacionalistët që nuk kanë asnjë alternativë, të shfrytëzojnë zemërimin e njerëzve. Nuk mund të ecim nëpër gjumë në një Europë të zvogëluar”- thekson ai.

Që kur u ngjit në pushtet një vit më parë në qeverinë e parë populiste të Italisë, një koalicion midis Lidhjes së ekstremit të djathtë dhe Lëvizjes anti-establishment Pesë Yjet, Salvini, edhe pse mban postin e ministrit të Brendshëm, ka bërë pa pushim fushatë kundër asaj që ai e quan, një Evropë të “burokratëve dhe bankierëve”.

Në lidhje me emigracionin, ai ka bllokuar portet italiane, duke parandaluar ankorimin e anijeve të OJQ-ve, që kanë shpëtuar emigrantët në det. Muajin e kaluar në Milano, Salvinit i`u bashkuan edhe partitë e tjera të ekstremit të djathtë, duke përfshirë Alternativën për Gjermaninë (AfD), Partinë e Finlandezëve, dhe Partinë Popullore të Danimarkës, për të ndërtuar një aleancë për “një Europë të përbashkët”, duke bërë thirrje për më shumë kompetenca kombëtare për të bllokuar hyrjen e emigrantëve dhe luftën kundër terrorizmit islamik.

Në këtë aleancë bën pjesë edhe Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë në Austri, edhe pse aktualisht po përballet me polemika, pas publikimit të një një videoje që tregon drejtuesin e saj të ofrojë tendera qeveritare në këmbim të parave ruse. Kohët e fundit aleancës i është bashkuar edhe politikani holandez Geert Ëilders, ashtu si edhe një parti ekstremiste në Estoni dhe Tubimi Kombëtar i Marin Lë Penit në Francë, që kohët e fundit ëshë renditur në sondazhe pak më lartë sesa “La République en Marche” e presidentit Macron.

Lexo edhe :   Rama ftesë të huajve: Ejani në Shqipëri, vendi më i sigurtë në Europë
Lexo edhe :   Rama ftesë të huajve: Ejani në Shqipëri, vendi më i sigurtë në Europë

Këto parti, kanë qenë më herët të ndara në aleancat e tjera në Parlamentin Europian, dhe nëse arrijnë të bashkohen, disa sondazhe tregojnë se grupimi i ri i së djathtës ekstreme, mund të fitojë vende të mjaftueshme për t’u bërë një forcë domethënëse në PE, e aftë për të emëruar komisionerët e BE-së dhe rishikuar ligjet.

Blloku më i madh pritet të jetë Partia Popullore Evropiane, një grupim konservator që ka mbajtur shumicën në PE që nga viti 1999. PPE, që përfshin edhe partinë e Merkelit, kohët e fundit ka vendosur sanksione ndaj njëri prej anëtarëve të saj, Fidesz e Viktor Orbanit, pasi zhvilloi një fushatë kundër emigracionit në Hungari, duke përfshirë edhe një të tillë kundër Soros.

Nëse konservatorët dhe blloku socialist, nuk munden të formojnë një shumicë, atëherë Macron, partia e të cilit është pjesë e një grupimi liberal, mund të luajë rolin e ”kingmaker” (përcaktuesit të shumicës”.

“Përtej një udhëheqësi kombëtar, ai e portretizon veten si një udhëheqës të frontit evropian”- thotë Nathalie Toçi, drejtore e Institutit italian të Punëve të Jashtme. Strategjia e Macron për zgjedhjet evropiane, është një listë kandidatësh nga partia e tij, si dhe nga qendra e djathtë dhe të Gjelbrit.

Por, fushata mezi ka fituar vëmendje në Francë, ku protestuesit “jelekë-verdhë”, po demonstrojnë kundër rritjes së kostos së jetesës, dhe po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij. Në Itali, fushata e fortë në mediat sociale e Salvinit, dhe retorika e pamëshirshme anti-emigrantëve, e kanë bërë Lidhjen, partinë më popullore në Itali, duke marrë në sondazhe 30 % të votave, mbi partnerin e tij kryesor në koalicionin qeverisës, Lëvizjen Pesë Yjet. Nëse Lidhja e tejkalon shumë Lëvizjen Pesë Yjet, Salvini mund të tërhiqet nga koalicioni dhe të shkaktojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare, të cilat mund t`a bëjnë kryeministër.

Sigurisht, ndarja Macron-Salvini nuk është aq shumë e rëndësishme. Së pari, janë qeveritë kombëtare, veçanërisht ajo gjermane dhe franceze, që përbëjnë në thelb politikën evropiane. Parlamenti Evropian mund të jetë i dobët. Askush nuk ka kryer më shumë shkelje sesa Orban, vendi i të cilit ka marrë miliarda euro nga BE, teksa qeveria e tij ishte duke reduktuar pavarësinë e medias, dhe miratuar ligje që godisnin OJQ-të e huaja.

Por, në prag të zgjedhjeve evropiane, presidenti francez ka qenë një objektiv i preferuar i Salvinin, deri në pikën që marrëdhëniet midis Italisë dhe Francës, arritën pak javë më parë nivelin më të ulët pas luftës. Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ndihmoi në lehtësimin e tensioneve, duke vizituar Parisin në kuadër të 500-vjetorit të vdekjes së Leonardo da Vinçit. Po atë ditë, Salvini ndodhej në Hungari, duke inspektuar bashkë me Orbanin kufirin Hungari- Serbi, ku Hungaria i kishte kthyer emigrantët pas mbërritjes së tyre në vitin 2015.

Si Macron ashtu edhe Salvini, e përdorin shumë internetin, por për qëllime të ndryshme. Javën e kaluar ai priti kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe udhëheqësit e tjerë të botës për të nënshkruar nismën ” Christchurch Call”, që u bën thirrje kompanive të teknologjisë të frenojnë dhunën terroriste dhe ekstremiste në internet. Kjo nismë erdhi pas sulmeve terroriste mbi dy xhami në Christchurch, ku mbetën të vdekur dhjetëra besimtarë myslimanë.

Salvini është shumë aktiv në Facebook Live, duke postuar çdo paraqitje të tij publike, dhe duke iu drejtuar votuesve direkt. Sipas analizave, faqja e tij në Facebook ka një fluks më të madh edhe se ajo e Donald Trumpit.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...