Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

‘Blindohet’ stadiumi Kombëtar, policia jep njoftimin e rëndësishëm

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
‘Blindohet’ stadiumi Kombëtar, policia jep njoftimin e rëndësishëm

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Francën. Ndeshja do të luhet në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”. Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, duke ‘blinduar’ stadiumin e ri. Në orën 12:00 do të hiqen të gjithë mjetet e parkuara në zonën e stadiumit. Po ashtu bëhet e ditur se do të lejohen vetëm mjetet e autorizuara nga federata, të cilat do t’i nënshtrohen kontrollit fizik.

Biletat janë shitur, priten 22 mijë tifozë ndaj Francës

Njoftimi

Policia e Shtetit njofton se në datën 17.11.2019, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” Tiranë, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit midis Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme për eleminatorët e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2020”.

“Do të marrim një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimiteri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit; masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë:

Për lëvizjen e automjeteve në zonën në afërsi të stadiumit “Arena Kombëtare”, do të jenë të lira vetëm akset rrugore “Rruga e Elbasanit” dhe Unaza, në të dy drejtimet e lëvizjes së saj. Në të gjitha rrugët hyrëse në këtë zonë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve.

Parkimi dhe qëndrimi i automjeteve në zonën e mësipërme nuk do të lejohet. Të gjitha automjetet që janë të parkuara brenda zonës së mësipërme, nga ora 12:00 e datës 17.11.2019 duhet të largohen.

Automjetet e autorizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit duhet të jenë të pajisura me shenjën dalluese në xhamin e përparmë dhe do të hyjnë nëpërmjet bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek Ura e Lanës, Libri Universitar dhe Presidenca, me drejtim sheshin “Nënë Tereza” – Rektorati i UT. Në këtë pikë kontrolli për të gjitha automjetet do të bëhet kontrolli antieksploziv i tyre.

Për parkim të automjeteve në qytetin e Tiranës do të përdoren këto vende:

Automjetet që vijnë nga Elbasani: autobuzat do të parkohen në sheshin e lokal “Calvin”, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë Fakultetit Ekonomik.

Automjetet që vijnë nga Rruga e Durrësit: autobuzat do të parkohen tek ish-dogana, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, si dhe te parkingu nëntokësor në sheshin “Skënderbej”.

Automjetet që vijnë nga “Rruga e Kavajës”: autobuzat do të parkohen në Kombinat – Qyteti i Nxënësve, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Pikat e kontrollit dhe orientimi i tifozërisë:

Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, Policia e Shtetit do të bllokojë nga ora 17:30 të gjithë zonën rreth stadiumit “Arena Kombëtare”.

Për këtë do të ngrihen pika kontrolli, për të orientuar tifozërinë që sipas sektorëve të biletave të drejtohen për hyrjen në stadium dhe konkretisht:

  1. Pika e kontrollit midis Rektoratit dhe Mak Albania Hotel: do të hyjnë vetëm tifozët francezë me biletën në sektorin“S” (Jug), si dhe automjetet e autorizuara nga FSHF-ja.
    2. Pika e kontrollit tek kolonat midis Rektoratit dhe Muzeut Arkeologjik: do të hyjnë vetëm tifozët VIP me biletën në sektorin“Ë” (Perëndim).
    3. Pika e kontrollit midis Pallatit të Kongreseve dhe Hotel Rogner: do të hyjnë vetëm tifozët me biletën në sektorin“N” (Veri).
    4. Pika e Kontrollit tek COIN: do të hyjnë vetëm tifozët me biletën në sektorin“N” (Veri).
    5. Pika e Kontrollit tek “Piceri Fiore” në rrugën “Dervish Hima”: do të hyjnë vetëm tifozët me biletën në sektorin“E” (Lindje).

Për të qartësuar qytetarët, orientimi i sektorit ku ata kanë biletën, të bëhet sipas specimentit bashkëlidhur njoftimit.

Parkingu i automjeteve në pjesën lindore të stadiumit “Arena Kombëtare”, në datën 17.11.2019, nuk do të funksionojë dhe nuk duhet të mbahen automjete të parkuara gjatë kësaj date.

Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 18:30. Ftojmë qytetarët të afrohen pas kësaj ore për të hyrë në stadium dhe mos ta lënë për minutat e fundit.

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave, si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Edhe automjetet e autorizuara nga FSHF-ja për parkim në parkimin nëntokësor përreth stadiumit do të kontrollohen në hyrje tek pika e kontrollit tek Rektorati.

Njoftojmë qytetarët shqiptarë se kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, në bazë të të cilit klasifikohen vepra penale veprimet e parashikuara në nenin 274/a “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive” dhe dënohen deri në tre vjet burgim, si dhe konsiderohen vepra penale “Veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive”, të parashikuara në nenin 274/b, si hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e komunitetit dhe të drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë”.

Detaje nga inaugurimi i “Air Albania Stadium”, Era Istrefi bën provat e fundit

 

 

Tags: Francendeshjashqiperi

TË LIDHURA

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Basha: Kush është në burg dhe ka lidhje me krimin, do t’i ‘prihet’ gjuha

Basha: Kush është në burg dhe ka lidhje me krimin, do t’i ‘prihet’ gjuha

“Thonë se kryetari fle gjumë”, ja si ia kthen Basha

“Thonë se kryetari fle gjumë”, ja si ia kthen Basha

Një çadër me GPS, së shpejti në treg

Një çadër me GPS, së shpejti në treg







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

by mirseda
22:48 | 10/12/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e paqes për Ukrainën. Në një reagim të...

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com