Në inaugurimin e “Air Albania Stadium”, një prej këngëtareve që do të performojë për tifozët e ndeshjes Shqipëri-Francë është Era Istrefi. Një prej këngëve që do të këndojë do të jetë “Live it up”, kolona zanore e Botërorit “Rusi 2018”.
Në videon e publikuar nga koreografi Albi Nako, shihet Era teksa bën provat në fushën e stadiumit të ri.
Mbrëmjen e sotme do të inaugurohet stadiumi më i ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium”, me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën.