Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Bilanci/ Ulen rastet e reja në 24 orët e fundit

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bilanci/ Ulen rastet e reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 viktima nga koronavirusi në vend.

Betejën me virusin COVID-19 nuk e kanë fituar dot një 57-vjeçar dhe një 65-vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, janë konfirmuar edhe 152 raste të reja, 15 më pak se një ditë më parë. Deri më tani, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 11.672 raste pozitive dhe 340 humbje jete nga koronavirusi.

Aktualisht, në vend janë ende 4.664 raste aktive.

Deklarata e plotë: 

Mirela Cami
Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes strukturave të shtuara të epidemiologëve vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.

Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.
Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.
Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.
53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton numrin unik të urgjencës kombëtare 127, në rast se keni shenja të sëmundjes dhe dyshoni se jeni i prekur nga COVID19.
Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, mund të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)
Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara 6668
Raste Aktive 4664
Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2366
Durrës 520
Shkodër 362
Lezhë 267
Elbasan 248
Korçë 209
Fier 192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat 92
Dibër 51
Gjirokastër 47

Tags: bilanciMinistria e Shendetesisepandemiaviktima

TË LIDHURA

Thaçi përballë gjyqtarëve: Kam bërë për Kosovën atë që do të kishit bërë dhe ju për vendin tuaj
Aktualitet

Thaçi përballë gjyqtarëve: Kam bërë për Kosovën atë që do të kishit bërë dhe ju për vendin tuaj

14:34 | 18/02/2026
Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd
Aktualitet

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd

14:10 | 18/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Top 10 lojtarët më të paguar në botë sipas “Forbes”

Top 10 lojtarët më të paguar në botë sipas “Forbes”

Zgjati rreth 1 orë, përfundon takimi i Bashës me ambasadorët

Zgjati rreth 1 orë, përfundon takimi i Bashës me ambasadorët

Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

Sondazh: Sa Sunitë, Bektashij, Ortodoksë, Katolikë ka në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Thaçi përballë gjyqtarëve: Kam bërë për Kosovën atë që do të kishit bërë dhe ju për vendin tuaj
Aktualitet

Thaçi përballë gjyqtarëve: Kam bërë për Kosovën atë që do të kishit bërë dhe ju për vendin tuaj

by mirseda
14:34 | 18/02/2026
0

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u tha gjyqtarëve dhe prokurorëve të Hagës se ka bërë për popullin...

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd

14:10 | 18/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Zyrtari i PE, McAllister Çështja Balluku, test kritik për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit!

Zyrtari i PE, McAllister Çështja Balluku, test kritik për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit!

13:52 | 18/02/2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”, Parlamenti Europian

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”, Parlamenti Europian

13:50 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com