Bilanci i koronavirusit në Itali sa vjen edhe përkeqësohet, teksa ka shkuar në 366 numri i viktimave.
Mediat italiane bëjnë me dije se vetëm brenda 24 orëve janë shënuar 133 vdekje në vend. Ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar 6, 387 të infektuar.
Kështu Italia bëhet vendi i dytë në botë pas Kinës, e cila regjistron numrin më të madh të viktimave të shënuara nga koronavirusi.
Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali u shpreh se 60% e viktimave janë mbi 80 vjeç, ndërsa pothuajse të gjithë janë mbi 70 vjeç dhe me sëmundje kronike.