Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kukës, ku ka humbur jetën një 32-vjeçar teksa punonte.
Viktima është identifikuar si Alfred Frroku, i cili humbi jetën pasi ra nga një lartësi. Ngjarja ka ndodhur te ura e Përbregut, rreth 6 kilometra nga qyteti i Kukësit.
Frroku ishte punëtor dumblimi i ujërave, ndërsa në vendngjarja ka mbërritur ambulanca dhe policia, e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve.