Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris po i kushtojnë një vëmendje të madhe përgjigjes të qeverisë federale ndaj pandemisë së koronavirusit.

Zoti Biden pritet të mbajë sot (të enjten) një fjalim rreth planeve të administratës së tij si dhe të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë e të ndërmarrë veprime të tjera lidhur me pandeminë.

Si Presidenti Biden ashtu edhe Nënpresidentja Harris do të informohen nga ekipi i tyre i koronavirusit në lidhje me gjendjen aktuale të programeve të vaksinimit që po kryhen në të gjithë vendin.

Presidenti Biden ka vendosur tashmë si objektiv që të rrisë ndjeshëm nivelin e vaksinimeve, me synim injektimin e 100 milionë dozave në 100 ditët e para të administratës së tij.

Vaksinimet në Shtetet e Bashkuara filluan në mesin e muajit dhjetor duke u përqendruar tek punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit dhe ata që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë shëndetësor. Sipas të dhënave të ofruara nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve deri të mërkurën në mëngjes rezultojnë të jenë injektuar 16.5 milionë doza. Të dyja vaksinat që kanë marrë miratimin për përdorim urgjent nga entet rregullatore amerikane duhet të merren me dy doza.

Presidenti i ri është zotuar të marrë masa shumë më agresive për të vendosur nën kontroll situatën krahasuar me paraardhësin e tij, duke nisur me respektimin më rigoroz të udhëzimeve të shëndetit publik. Por ai përballet me pengesa të forta e me paqartësi nëse republikanët e kongresit do ta ndihmojnë të miratojë një paketë lehtësuese ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh si dhe paketën e përgjigjes ndaj COVID-19 në kushtet kur virusi po përhapet me shpejtësi në shumicën e shteteve dhe kur shpërndarja e vaksinave po kryhet ngadalë.

“Ne duhet të kërkojmë nga amerikanët e thjeshtë të bëjnë atë që u takon” tha Jeff Zients, zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që drejton përgjigjen kombëtare ndaj pandemisë. “Mposhtja e virusit kërkon një përpjekje të koordinuar në të gjithë vendin“, shtoi ai.

Zyrtarët e administratës Biden thonë se gjatë tranzicionit ata u përballën me një mungesë bashkëpunimi nga administrata Trump. Ata thonë se nuk kanë informacion të plotë rreth veprimeve të paraardhësve të tyre mbi shpërndarjen e vaksinave dhe se po përballen me një mori ankesash nga shtetet që thonë se nuk po marrin vaksina në sasi të mjaftueshme edhe kur u kërkohet të vaksinojnë më shumë kategori njerëzish.

Presidenti Biden pranoi urgjencën e misionit në fjalimin e tij të inugurimit. “Ne po hyjmë në atë që mund të jetë periudha më e vështirë dhe më vdekjeprurëse e virusit”, tha ai përpara se t’u kërkonte amerikanëve që të bashkoheshin me të në një moment heshtjeje për të nderuar më shumë se 400,000 amerikanë që kanë vdekur nga COVID-19.

Presidenti demokrat ka orientuar Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të fillojë ngritjen e qendrave të vaksinimit, duke synuar që 100 të tilla funksionale brenda një muaji. Ai ka urdhëruar Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të fillojnë një program për t’i bërë të vaksinat të disponueshme përmes farmacive lokale duke filluar nga muaji tjetër. Presidenti Biden po mobilizon Shërbimin e Shëndetit Publik që të ndihmojnë në terren lokalitetet lidhur me vaksinat./VOA/

Tags: Joe BidenkoronavirusplanpresidentSHBA

TË LIDHURA

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme: Gjykata e Durrësit zbaton 20 nga 33 masat e Prokurorisë
Aktualitet

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme: Gjykata e Durrësit zbaton 20 nga 33 masat e Prokurorisë

18:25 | 06/02/2026
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Aktualitet

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

17:38 | 06/02/2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

17:34 | 06/02/2026
Next Post
Një dekadë nga 21 Janari: A do të bëjë vërtet drejtësi SPAK-u?

Një dekadë nga 21 Janari: A do të bëjë vërtet drejtësi SPAK-u?

Tensionohet situata/ Përplasen tifozeritë e Partizanit dhe Tiranës (Video)

Tensionohet situata/ Përplasen tifozeritë e Partizanit dhe Tiranës (Video)

Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto

Për 21 Janarin dhe kinse protagonistët







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme: Gjykata e Durrësit zbaton 20 nga 33 masat e Prokurorisë
Aktualitet

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme: Gjykata e Durrësit zbaton 20 nga 33 masat e Prokurorisë

by mirseda
18:25 | 06/02/2026
0

Gjykata e Durrësit, ka verifikuar masat për 20 të arrestuarit për trafikim të mbetjeve të rrezikshme. Sic...

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
“Kapja e shtetit shkatërron pluralizmin”, Balliu takim në SHBA me kongresmenin John R. Moolenaar

“Kapja e shtetit shkatërron pluralizmin”, Balliu takim në SHBA me kongresmenin John R. Moolenaar

17:59 | 06/02/2026
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

17:38 | 06/02/2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 4 makina, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

17:34 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com