E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Një dekadë nga 21 Janari: A do të bëjë vërtet drejtësi SPAK-u?

Përvjetori i 10-të i ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2021, nuk ka sjellë ende drejtësi për 4 të vrarët, dhe dhjetëra të plagosurit e asaj dite.

Përveç dhunës së dënueshme të protestuesve ndaj forcave të policisë, të gjitha ato që ndodhën gjatë protestës dhe më pas e kompromentuan rëndë pozitën e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, që në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm.

Berisha mbrojti në çdo rast veprimet e gardistëve që qëlluan direkt mbi protestuesit në bulevard. Madje pretendoi ekzistencën e një skenari për grusht shteti, për të cilën nuk u paraqit asnjë provë konkrete. Për krimin u dënua vetëm kreu i Gardës dhe disa punonjës me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Dje në SPAK është depozituar një dosje mbi këtë çështje. Ambasada e SHBA, ka premtuar se kjo strukturë do të bëjë diferencën, dhe do të nisë të japë vërtet drejtësi.

Ajo përkon jo vetëm me përvjetorin e ngjarjes, por edhe me fillimin e fushatës zgjedhore. Mbetet të shihet nëse Basha dhe Berisha, do të merren si të pandehur mbi këtë ngjarje.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...