Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë vlonjatëve që të ngrihen e të shpallin ‘nongrata’ Edi Ramën.
Kjo thirrje e Berishës vjen teksa ish-deputeti demokrat i referohet raportit të Prokurorisë për vitin 2018, ku Vlora doli qyteti me kriminalistikën më të lartë.
Në një postim në Facebook, Berisha fajëson kryeministrin Edi Rama, për të cilin shkruan se shndërroi Vlorën në kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve dhe zhdukjeve në Evropë.
“Iu bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të ngrihen në lartësinë e trimërisë dhe virtyteve të tyre, të ndëshkojnë dhe të shpallin nongrata monstrën që me politikat dhe lidhjet e tij të krimit krijoi në Vlorë një klimë horror vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash, të cilën vlonjatët nuk e kanë njohur as në kohërat e pushtimeve më të egra”, apelon Berisha.
Postimi i plotë:
Edvin Kristaq Krimi shndedrroi Vloren ne kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve dhe zhdukjeve ne Europe.
Miq, Vlora, perla e Mesdheut eshte shnderruar tani si kurre ndonjehere me pare nga narkodeputeti i saj dhe kreu i meduzes Edvin Kristaq Krimi ne kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve, zhdukjeve, varrosjeve ne thellesi te detit apo tretjes ne vaskat me acid, te Shqiperise dhe Europes.
Keto vite te Edvin Kristaq Krimit qindra djem, burra te saj u ekzekutuan ne arat apo magazinat e hashashit, ne rruget, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhduken te mbytur nga duar kriminale ne thellesit e detit, u dogjen te gjalle apo u treten ne vaskat me acid per te mos patur nje varr ne kete bote.
Te gjitha keto nga banda mizore te lidhura si mishi me thoin me pushtetaret lokal dhe narkoqeveritaret horra me ne krye Edvin Kristaq Krimin.
Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen ne lartesine e trimerise dhe virtuteve te tyre, te ndeshkojne dhe te shpallin nongrata monstren qe me politikat dhe lidhjet e tij te krimit krijoi ne Vlore nje klime horror vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash, te cilen vlonjatet nuk e ka njohur as ne koherat e pushtimeve me te egra.
Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen me guxim ne protesta te fuqishme dhe te çlirojne qytetin e tyre nga narkoqeveritaret horra dhe bandat e tyre qe pasurohen çdo dite mbi gjakun, jetet e humbura, te te rinjve te vrare, te zhdukur, te mbytur apo te shkrire ne acid te saj. sb