Një 49-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi ka aksidentuar për vdekje një 32-vjeçar në Via Casilina në Romë.
Sipas mediave vendase, shqiptari kishte hyrë në krahun e kundërt të rrugës në momentin kur ndodhi aksidenti, ndërsa rezultoi dhe pozitiv në testin që bëri për alkoolin.
Menjëherë pas përplasjes me motorin, 49-vjeçari shqiptar la mjetin e tij në rrugë dhe më pas u largua me këmbë.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga dëshmitarët të cilët ndodheshin në vendngjarje dhe raportuan në polici. Kjo e fundit nisi kërkimet për identifikimin e shqiptarit, identiteti i të cili nuk bëhet ende i ditur.