pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabetbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişjojobetjojobet girişcashwincashwin girişbetpuantambet giriştambetbetbey girişbetbeygameofbet girişgameofbetradissonbet girişradissonbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişgrandpashabetpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetJojobetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabetcasibom girişjojobetgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Berisha po e rindan PD, pro ose kundër tij

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Sali Berisha dhe Lulzim Basha u shfaqën sot para të rinjve të Partisë Demokratike, me dy objektiva të ndryshme ndaj qeverisë Rama.

I pari Sali Berisha, përpiqej të dukej dhe më i axhituar se sa është, me idenë që Edi Rama duhet përmbysur siç përmbysi tërmeti pallatet.

Për gati 20 minuta, ai kërkoi që të rinjtë të bëhen promotorë të përmbysjes së Ramës, të ngritjes së popullit në revolucion, duke evokuar gjuhën e “revolucionit të pranverës”, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dmth sikur të mos kishte dështuar.

Lulzim Basha premtoi se do ta rrëzojë Edi Ramën, përmes alternativës ekonomike dhe përmes ballafaqimit me të, duke dëshmuar se ai po qeveris duke vjedhur, duke censuruar shtypin dhe duke zbukuruar realitetin.

Diferenca mes Bashës dhe Berishës nuk është se ka ndonjë rëndësi, përderisa në fakt nuk bëhet, as ajo që thotë Berisha, as ajo që thotë Basha.

Por pavarësisht kësaj, duket se qëndrimet e tyre publike janë shumë të ndryshme qysh pas 26 nëntorit, kur Berisha po përpiqej ta nxinte dhe më shumë ndjenjën e pasigurisë tek shqiptarët dhe ta bënte më zi se tërmeti, të ardhmen e tyre, ndërsa Basha e mori qetë dhe u soll si lider normal në një fatkeqësi natyrore.

Të dy qëndrimet u bënë publike në të njëjtën sallë, para të rinjve të PD, të cilët besoj që duhet të jenë shumë të çoroditur pas takimit, nëse duhet të bëhen gati për revolucion, si në pranverë, apo të bëhen gati për një taktikë si ajo e Lulzim Bashës, që është taktikë normale opozitare.

Makthi i Berishës për revolucion, duket se se është më shumë një përpjekje për të mos lënë PD-në të konsolidojë vijën e butë të Bashës dhe opozitën që pret ditën e zgjedhjeve normale. Berisha ngjan i frustruar nga ideja se tërmeti mund të forcojë Edi Ramën dhe akoma më keq, mund t’i japë kohë dhe mundësi për t’u ricikluar në pushtet, dhe kërkon me çdo kusht ta përdorë tërmetin dhe si një “tërmet politik”.

Unë nuk e di se çfarë u ka pëlqyer më shumë të rinjve të PD në atë sallë, por është e sigurtë, se ata janë ndarë mes Berishës e Bashës.

Berisha po e ndan PD duke e detyruar të mendojë si ai, dhe jo si Basha. Dhe nëse vazhdon kështu, do jetë e afërt dita që do t’u thotë “ose me mua, ose me Bashën”. Dhe ky mund të jetë një “tërmet politik”, por për PD.

 

Tags: komentlulzim bashamero bazepartia demokratikesali berisha

TË LIDHURA

Aktualitet

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026
Aktualitet

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026
Aktualitet

Botërori 2026/ Zhbllokohet sfida, topi në rrjetën e Courtis! Egjipti ndëshkon Belgjikën

22:04 | 15/06/2026
Next Post

“Pozoi me paratë e vjedhura në rrjetet sociale”, në pranga punonjësi bankës

E falenderoi për ndihmat/ Balla: Përgjigjja e Princit të Kurorës së Abu Dhabit

Akuzohet për falsifikim, ja kur do mbahet seanca e parë e gjyqit për Bashën







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

by mirseda
22:31 | 15/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thyer heshtjen pas njoftimit të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për përfundimin...

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026

Botërori 2026/ Zhbllokohet sfida, topi në rrjetën e Courtis! Egjipti ndëshkon Belgjikën

22:04 | 15/06/2026

Protestë në Librazhd/ Banorët e Dardhës pa ujë, rrëzojnë rrethimin e një HEC-i

21:22 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com