E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Berisha ”non grata”/ Zheji: PD mund të bashkëqeverisë me PS për stabilitetin

Analisti i njohur, Artur Zheji ka komentuar vendimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të paditur Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pas vendimit të DASH për ta shpallur ”non grata” atë dhe familjen e tij.

I ftuar në emisionin ”Pikat mbi i”, Zheji u shpreh se Berisha po e bën betejën e tij personale, duke mos e përfshirë Partinë Demokratike.

Sipas tij, Partia Demokratike mund të detyrohet të bashkëqeverisë me Partinë Socialiste, për hir të stabilitetit në vend.

Artur Zheji: ”Unë mendoj se beteja e Berishës është e tija, nuk e bëri betejë të PD-së. Berisha duke personalizuar çështjen, mbrojti PD-në. Yuri Kim tha se Shqipëria po ndryshon. Kim e futi aktin e Berishës në aktin e asgjëbërjes. PD mund të detyrohet të pranojë ofertën e Ramës, për bashkëqeverisje për hir të stabilitetit. Ne jemi 2.8 milionë banorë gjithsej, jemi sa një qytet i madh. Do të insistohet në një situatë që të dënohet një person, që ka drejtuar këtë vend para tetë vjetësh.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...