Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Berisha më telefonoi dhe më kërkoi…”, Bamir Topi flet për vrasjen e Azem Hajdarit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Berisha më telefonoi dhe më kërkoi…”, Bamir Topi flet për vrasjen e Azem Hajdarit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha, gjate ceremonise se celjes se ekspozites fotografike me teme Here is New York, ne Muzeun Kombetar, ne kujtim te 10 vjetorit te sulmeve terroriste mbi kullat binjake ne Nju Jork.

Ish-presidenti Bamir Topi, në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, rrëfen bisedën me Sali Berishën pak çaste pas vrasjes së Azem Hajdarit, në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998. Topi rrëfen gjithashtu se si e mësoi lajmin për vrasjen e Azemit dhe kontaktin e parë që pati me Berishën.

“Njoftohemi se lideri i dhjetorit, Azem Hajdari, është plagosur dhe është dërguar në spital. Së bashku me të është ekzekutuar edhe truproja Besim Çera”. Pasi futem pak çaste në shtëpi, u tregoj se çfarë kishte ndodhur dhe u thash të qëndronin, sepse do të shkoja te PD-ja. Një shi i lehtë kish filluar.

Pa fikur makinën dola në Rrugën e Barrikadave dhe në një rrugë të boshatisur arrij për 1-2 minuta pranë selisë. Policia kish bllokuar hyrjen në vendngjarje dhe më orientuar të futesha nga krahu i Parlamentit. Dola me shpejtësi nga makina, ndërkohë që shiu binte me rrëmbim. U futa nëpër shkallë dhe takova Ibrahim Ndreun, një nga shoqëruesit e Berishës që më tha ‘është vetëm’. Deri në atë çast informacioni ishte për plagosje, ndërsa sa takoj Sali Berishën më thotë se e kishin vrarë. –Si është gjendja? –Ka mbarur. Më njoftuan nga spitali. Kanë vrarë edhe shoqëruesin e tij, Besim Çerën. Duke vazhduar më tha që të mblidheshim si kryesi në orën 12:00”, shkruan Topi.

BAMIR TOPI

Ditët po kalonin me ngjarje të rënda dhe gradualisht po përgatiteshin zgjedhjet e reja të qershorit 1997, ku Partia Demokratike nuk do të mund të futej në Jugun e Shqipërisë, që dominohej nga Komitetet e Shpëtimit Publik.

Në këto zgjedhje korri një fitore të thellë koalicioni i majtë, duke marrë drejtimin si Kryeministër Fatos Nano pas daljes nga burgu, duke propozuar qysh në krye të herës z. Rexhep Meidani për President të Shqipërisë. Zgjedhja e tij u shoqërua me një shkrepje në masë të armëve, që sillnin jehonën e gëzimit për largimin e Sali Berishës nga Presidenca. Berisha erdhi menjëherë të nesërmen drejt Selisë së PD-së, pas deklarimit të dorëheqjes së Tritan Shehut nga kjo detyrë. Në mbrëmjen e 24 korrikut, rreth orës 22:00, po kthehesha me familjen për në shtëpi dhe po përshkoja rrugën “Toptani” pranë selisë së PD-së. Në një çast u them që po futem të takoj Berishën, ndërkohë që ai vazhdonte të qëndronte në zyrë. Nga dera e jashtme e ndërtesës, gjatë shkallëve dhe korridorit që të çonte në zyrën e vjetër të kryetarit të PD-së, nuk ndesha këmbë njeriu. Gjithçka bosh aq sa mendova se kurrkush ishte brenda. Duke iu afruar derës së sekretares, del dikush dhe pasi më pa, më përshëndeti dhe bëri me shenjë që Berisha ishte aty. Ishte një djalë i mirë tropojan, mjaft i sjellshëm. Mirëmbrëma! — i them sekretares. — Ç’është kjo qetësi e madhe? Mbasi u përshëndetëm ma bëri me shenjë që Doktori është në zyrë dhe vetëm. Ndryshe nga herë të tjera që duhej të komunikonte përpara me të, ajo më tha të hyja. Hapa derën dhe pashë një njeri tjetër nga ç’isha mësuar të shihja. I strukur në kolltuk, i demoralizuar dhe ndoshta i hutuar për sa kish ndodhur atë ditë. Paradite, ai ishte larguar nga Presidenca dhe pas dorëheqjes “së vullnetshme” të Tritanit, Berisha ishte rikthyer kryetar i PD-së. U përshëndetëm dhe pasi më ftoi të ulesha, i thashë se do të rrija vetëm pak minuta, pasi kisha familjen në makinë. Priste që ta filloja unë bisedën i pari dhe kështu ndodhi. — Doktor, — i thashë, — e di që kjo ditë është tepër e vështirë, por gjithçka do të jetë ndryshe duke filluar qysh nesër. Kjo që ka ndodhur nuk ka të bëjë vetëm me ju! Unë di t’ju them që tek unë llogarit një mik, — dhe për t’i treguar gatishmërinë time vazhdova: — Telefoni im është i hapur 24 orë, fatmirësisht shtëpia ime nuk është më larg se 300 m nga selia. Në çdo situatë, unë do të jem këtu. Pas këtyre fjalëve i thashë që po largohesha dhe se do të shiheshim. U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar. Ai moment i vështirë për PD-në dhe opozitën më motivoi thellësisht që të futesha me gjithë qenien time në politikën aktive.

Dukej qartë që Partia Socialiste dhe satelitët e saj e kishin shfrytëzuar mjeshtërisht dramën sociale të shqiptarëve të mashtruar në skemën e firmave piramidale, kishin inspiruar dhe mbështetur njerëzit e dhunshëm të rebelimit, ndërkohë që vendi kishte shkuar në pragun e luftës civile. Për vendin, politikën, por edhe për Partinë Demokratike, kishte ardhur një çast i fortë reflektimi për çfarë kishte ndodhur. Viti 1997 do të dëshmonte, veç kaosit mbarëkombëtar, një sjellje arrogante të pushtetit të ri. Të vazhdoje të ishe me PD-në në atë kohë përbënte një herezi, pasi të gjithë gjykoheshin moralisht kur vazhdonin të qëndronin rreth Berishës.

Në fakt, në një analizë të ftohtë e të logjikshme, Berisha vërtet ishte transformuar në lider të fortë me tipare autokratike dhe simptoma diktatoriale, por etja për pushtet ishte e madhe dhe tek opozita e tij. Dukej që Shqipëria ishte ndarë dhe ky përbënte një dëm të jashtëzakonshëm edhe për gjendjen e shoqërisë shqiptare në vitet që vinin. Në këtë periudhë, pak njerëz të motivuar kishin mbetur në PD. Grupi i deputetëve, anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe Kryesia mbanin ndezur “flakën” e aksionit të opozitës, që dukej sikur kishte humbur bashkë me betejën dhe luftën.

***

Sot, kur bëj historinë e asaj periudhe nga këndvështrimi im, dua të dalloj ata pak njerëz që mbanin hapur zyrat e PD-së së Tiranës, por mbi të gjitha kurajën qytetare. Vinin në mëngjes dhe largoheshin vonë në mbrëmje, pa pasur ndjesinë që dikush nga kati i dytë i ndërtesës do t’i vlerësonte për atë që bënin. Ishte ndjenja që përcaktonte sjelljen e tyre. Vili Minarolli, Shaban Memia, Rexhep Karapici, Ekrem Kastrati, Bujar Qyqja, Tasim Mema, Xhemal Xhakoni, Mojsi Miraka, Ali Kazazi, ishin bashkë çdo ditë të periudhës më të zymtë që po kalonte Partia Demokratike. Kishte ardhur aq e rëndë situata, sa ishte shumë e vlefshme që njerëzit, qoftë dhe fizikisht, të dëshmonin se ishin “gjallë”.

Në këto kushte, muajt kalonin dhe si pa kuptuar ishim në fundin e verës së vitit 1998, kur politika u acarua së tepërmi me arrestimin e pesë njerëzve të PD-së me motive thellësisht politike. Kjo ngjalli një lëvizje proteste në të gjithë Shqipërinë. Kish filluar të rizgjohej besimi se PD-ja, pas opozitës do të rikthehej. Në këtë valë proteste, ne shkonim në të gjitha qytetet kryesore për të rizgjuar protestën e popullit, që ende ishte shumë i traumatizuar nga ngjarjet e vitit 1997. Në këtë klimë, më 12 shtator 1998 u nisëm për në Fier. Thuajse ishte gjithë Kryesia e PD-së.

Podiumi i takimit që do të fillonte në orën 11:00 ishte ngritur para hotel “Turizmit” të qytetit dhe po mbante një numër të madh njerëzish, aq sa nuk po thyhej. Atmosfera e mitingut në Fier ishte shumë elektrizuese. Pas Berishës, si zakonisht e mori fjalën dhe Azem Hajdari, që do të kishte këtu ligjërimin e fundit politik të jetës së tij. Sulmet e fjalës së tij ishin të ashpra në drejtim të Fatos Nanos dhe qeverisë. Si zakonisht, ishte njeriu më i drejtpërdrejtë. Në përfundim të mitingut u përshëndeta për herë të fundit me Azemin.

— A do të nisemi tani? — tha, ndërkohë që ishte i entuziazmuar për takimin.
— Do të qëndroj me Nard Demin për të marrë videokasetën që do të përgatisë televizioni lokal i Fierit,— i them. Mirupafshim pra.

U ndamë. Ndërsa kaseta po bëhej gati, ne qëndruam për një kafe në lulishten e hotelit. Pasditja e 12 shtatorit 1998 ishte e gjallë në selinë e Partisë Demokratike. Njerëzit e medies ishin në pritje të materialeve filmike. U largova për punët e mia dhe ndërkohë që ora po afronte 21:00, futem te rrugica e shtëpisë sime, te Rruga e Barrikadave, duke dëgjuar në atë kohë vetëm radion “Kontakt”. Dola nga makina për të hapur portën e oborrit dhe ende pa fikur makinën dëgjoj, sikur të ndodhte në oborrin e shtëpisë, një zhurmë kallashnikovi me të cilin na ishte mësuar veshi përgjatë atij viti të mbrapshtë. Mbasi mbylla portën e oborrit, po afrohesha te makina dhe papritur emisioni i lajmeve i orës 21:00 ndryshoi rrjedhën me një lajm tragjik.

“Sapo njoftohemi se pak çaste më parë është bërë atentat me armë zjarri pranë Selisë së Partisë Demokratike”.

Në vazhdim të fjalëve të tij, spikeri informohet dhe thotë: “Njoftohemi se lideri i dhjetorit, Azem Hajdari, është plagosur dhe është dërguar në spital. Së bashku me të është ekzekutuar truproja Besim Çera”.

Pasi futem pak çaste në shtëpi, u tregoj se çfarë kishte ndodhur dhe u thashë të qëndronin, sepse do të shkoja te PD-ja. Një shi i lehtë kish filluar. Pa fikur makinën dola në Rrugën e Barrikadave dhe në një rrugë të boshatisur arrij për 1-2 minuta pranë selisë. Policia kish bllokuar hyrjen te vendngjarja dhe më orientuan të futesha nga krahu i Parlamentit. Dola me shpejtësi nga makina, ndërkohë që shiu binte me rrëmbim. U futa nëpër shkallë dhe takova Ibrahim Ndreun, një nga shoqëruesit e Berishës që më tha “është vetëm”. Deri në atë çast informacioni ishte për plagosje, ndërsa sa takoj Sali Berishën, më thotë se Azemin e kishin vrarë. Vazhdova nëpër tym ta pyesja:

— Si është gjendja?
— Ka mbaruar. Më njoftuan nga spitali. Kanë vrarë dhe shoqëruesin e tij, Besim Çerën.

Duke vazhduar më tha që të mblidheshim si Kryesi në orën 12:00. Atë natë u mblodhëm për ceremonialin dhe natyrisht të gjithë ishin të vrarë shpirtërisht. Ishte ngjarja më e rëndë që kish ndodhur. E nesërmja solli ngjarje të dhunshme pas protestave spontane të qytetarëve te Kryeministria, por dhe një vrasje tjetër ku u dyshua për snajper. Ishte vrarë Skënder Kalenja, anëtar i Partisë së Ballit Kombëtar, një komshi imi, i cili njihej si një njeri i mirë dhe i butë. Situata po akumulonte shumë revoltë. Sikurse ishte lajmëruar, ceremoniali po zhvillohej me homazhe në sheshin “Skënderbej”, te platforma e Pallatit të madh të Kulturës.

Pas fjalëve të rastit, arkivoli me trupin e Azem Hajdarit mori rrugën e bulevardit drejt Kryeministrisë, detaj që nuk ishte parashikuar. Ky ndryshim rrugëtimi e futi politikën e vendit në një rrjedhë tjetër shumë të tensionuar e traumatike dhe politikisht më të rëndë se kriza e vitit 1997, e cila më shumë ishte financiare dhe sociale. Isha së bashku me Albert Brojkën, të cilit i thashë se “situata po shkon drejt përplasjes”.

Tirana e datës 14 shtator 1998 kishte precipituar në kaos. Ky moment u shfrytëzua nga individë kriminelë rruge, të cilët plaçkitën dhe u vunë zjarrin dyqaneve në qendër të qytetit, duke zbritur njerëzit nga automjetet për t’ia rrëmbyer. Ndërkohë, Kryeministri Nano ishte larguar jashtë Shqipërisë. Kjo gjendje e rëndë vazhdoi deri në mbrëmje, kur dukej se u qetësua, por vendi po futej në një klimë tensioni të lartë politik me një implikim të Policisë, që kishte filluar të merrte fizionominë e një policie politike. Në këtë situatë, kur demokratët ishin plagosur rëndë, qeveria hodhi idenë e mbajtjes së referendumit më 28 nëntor 1998. U mblodhëm në Kryesi dhe vendosëm qëndrimin politik për Kushtetutën. Nuk do të merrnim pjesë në referendum, por do të kontaktonim në çdo qytet mbështetësit tanë për të komentuar pikat e papranueshme.

Shumë i çuditshëm në dukje, por i qartë për mua, ishte një episod që ndodhi gati një javë përpara ditës së referendumit, pikërisht në Shkodër. Ndonëse nuk isha planifikuar për takimin e Shkodrës, ndërsa grupi po zhvillonte takimin në Koplik, më telefonoi Berisha dhe më kërkoi të bisedonte në zyrë. Ora ishte rreth 12:00 kur e takova. Më tha që duhej të nisesha për në Shkodër për takimin që bëhej në orën 18:00 te teatri “Migjeni”.

— Grupi ka ikur me kohë, — i thashë.
— S’ka gjë, gjej makinë dhe nisu!
— Më duket vonë dhe nuk është se i shtoj ndonjë gjë atij takimi. Jemi vërtet vonë.
Ata po të presin! — vazhdoi ai.

E pashë që nuk vlente për t’i zgjatur bisedat dhe u largova me një parandjenjë jo të mirë. U nisa me Tahsim Memën me makinën e tij dhe ndërkohë që po futeshim në Shkodër, dëgjojmë shumë të shtëna me armë, deri granata dhe pamje me shtëllunga tymi. Në qendër të qytetit takova një mikun tim dhe e pyeta si është gjendja këtu?

— Në mëngjes kanë arrestuar Marjan Grykën, ish-truprojën e Azem Hajdarit, dhe kjo e ka shtuar tensionin në qytet. Po ti sot e gjete për të ardhur në Shkodër?!

Kemi për të paraqitur tezat për referendumin.

Ndërkohë që flisja me mikun tim, mendja më shkonte te pyetja se përse Sali Berisha nuk më tha asnjë fjalë për gjendjen e krijuar në Shkodër dhe madje insistoi të shkoja atje. Kjo më bëri të ruhesha nga ndonjë e papritur.

Në teatrin “Migjeni”, në çastin kur hipëm në tribunë, ishin Topalli, Beja, Arbnori dhe Lorenc Luka. Njerëzit në sallë po hidhnin parulla: “Ç’na duhet referendumi, të shkojmë të gjithë në prefekturë dhe të lirojmë të arrestuarit”. Jozefina mundohej t’i qetësonte duke u thënë që do të shkonim pas takimit. Ata vazhdonin për të mos e zhvilluar takimin dhe po e përkeqësonin situatën. I ndjeri Ferit Hoti, deputet i Shkodrës, mjek dhe mik i tim vëllai, m’u afrua dhe më tha në vesh:

— Bamir, ti e din që jam mik i familjes suaj dhe të du fort dhe nuk mund të mos ta them.
— Çfarë? — e pyeta unë.
— Gjej rastin dhe largohu shpejt nga Shkodra.
Ok, — i thashë dhe njoftova Tasimin të mbante ndezur makinën në derën anësore të teatrit, afër podiumit.

I drejtohem Jozefinës: “Hape takimin dhe ma jep menjëherë mua fjalën”. Kështu u bë dhe unë nisa fjalën time për nenin 41 të Kushtetutës, që kishte të bënte me pronat. Si me çelës, në sallë u vendos qetësia dhe unë arrita të flas për rreth 10 minuta dhe menjëherë ia dhashë fjalën Fatos Bejës. Sapo ai filloi fjalën, unë u ngrita dhe me qetësi shkova te makina duke e marrë vetë timonin. Po zbatoja porosinë e Ferit Hotit, i cili mesa dukej parashikonte situatë jo të mirë ose kishte ndonjë informacion.

Po largoheshim nga rruga e errët e Torovicës, kur vura re se pas nesh po vinte një fuoristradë. Ishte Fatos Beja dhe mesa dukej edhe ai kish marrë ndonjë sinjal apo kish kuptuar përse duhej të largohej shpejt. Ishte koha kur Sali Berishës i duheshin situata për t’i shfrytëzuar politikisht në favor të emrit të tij. Opozita e vështirë vazhdoi më tej, derisa erdhën zgjedhjet e vitit 2001, zgjedhje të cilat unë i fitova në zonën e Njësisë Nr.3 me qendër te Xhamllëku, kohë në të cilën filloi një opozitë e organizuar parlamentare, rezultatet e së cilës do të merrnin fryte në qershor të vitit 2005, kur Partia Demokratike u rikthye në pushtet. Gjatë kësaj kohe, unë isha zgjedhur nënkryetar i PD-së dhe kryetar i Grupit Parlamentar të opozitës.

Tags: 1997Azem HajdariBamir Topisali berishaZgjedhjet

TË LIDHURA

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para
Aktualitet

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”
Aktualitet

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”
Aktualitet

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025
Next Post
Bllokohen 375 kg kafe nga Kosova dhe 21.6 ton qumësht pluhur nga Serbia

Bllokohen 375 kg kafe nga Kosova dhe 21.6 ton qumësht pluhur nga Serbia

Altin Goxhaj, me formacion të ri politik

Altin Goxhaj, me formacion të ri politik

Për sa vjet mund ta shlyejmë borxhin publik?

Kur “flet Amerika”, Tirana hesht. Përndryshe…

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025




TË FUNDIT

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

by mirseda
22:40 | 27/05/2025
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për...

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com