Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Berisha më shumë duhet të shqetësohet nga Basha sesa SHBA?!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Befason Basha: Kam pasur oferta private për të ‘vrarë’ Berishën

Nga Ben Andoni

Si zor, që ish-kryeministri Sali Berisha, të ketë luajtur në politikë pa top siç po luan në muajt e fundit. Duke e përdorur këtë metaforë, e cila i shkon edhe kohë-zhvillimit të Evropianit të futbollit , jemi munduar të lexojmë se çfarë vjen pas vizitës së Ndihmës sekretarit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker për fatin e tij. Rebusi është ende i paqartë. PD-ja e pret me të gjithë protokollin e duhur përfaqësuesin e lartë amerikan, e nderon gati me përuljen që tashmë ja kemi blatuar SHBA-së, ndërkohë që përfaqësues të saj e qesëndisin hapur Washington-in. Një lloj indiference e bukur duket pas pritjes së kryetarit të sapokonfirmuar Basha, porse as edhe pas kësaj vizite nuk po merren vesh gjërat që do të dalin hapur në shtator prej SHQUP-it.

Ish-kryeministri Berisha është duke u përpjekur shumë përmes shumë kanaleve të mbajë kultin e tij të lartë tek shqiptarët. E përkrahin personalitete dytësore në vend dhe të huaj. Flitet për ndershmërinë e tij dhe lidhjet e shumta me SHBA-në. Veçse koha, kjo armike e pamëshirë e shtirjes dhe e sforcimeve të panevojshme nuk fal. Për fat të keq të tij,  Berisha nuk e ka forcën e duhur te PD-ja, jo vetëm e thjesht për sasinë e numrit të votave që mori në zgjedhjet e fundit; konfuzionin e njerëzve që donin postin e kryetarit të saj, që duket se ai i menaxhon përmes të metave të tyre; apo artikulimeve të ngurta të Bashës, por prej një dokumenti që ka vlerë supreme dhe i ka ardhur nga ana e Departamentit të Shtetit. Në këtë rast, mbështetja më e madhe e tij mund të vinte po nga institucione, gjë e cila nuk vjen dhe kjo është e kuptueshme (ai ndihmoi në bojkotin e institucioneve) apo nga vetë PD-, zëri i të cilës është bjerrur pa fund prej humbjes.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka një fat të madh dhe kjo thjesht për rëndësinë që po i kushtohet kryetarit të saj, që duan apo nuk duan shumë kritikë është fiksuar te emri i zotit Basha, por edhe te kujdesi i shtuar me të cilën po trajtohet nga SHBA. Edhe pse Reforma në Drejtësi nuk po ecën fare me notat optimiste të SHBA-së dhe vendi po përcjell probleme prej një sërë reformash të mos zhvilluara, kërkesa është që palët të ngrihen për integrimin e vendit por edhe për t’u përshtatur për konjukturat e SHBA-së. Ndërsa maxhoranca është në momentin më proamerikan, tashmë i takon PD-së të jetë në të njëjtën gjatësi vale. Koha do t’i tregojë qartë perceptimet por ato janë ende të panjohura kur mendon se u shmang hapur Ilir Meta, presidenti i vendit, komandanti i ushtrisë, shenjat e pagabueshme të tatëpjetës së tij së pakthyeshme, ndërkohë që u vlerësua Shqipëria për “Defender Europe ‘21”!!

“Reeker nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021 është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

A të jetë kaq i frikshëm korrupsioni shqiptar për SHBA-në?! Mënyra sesi janë sjellë amerikanët në shumë vende tregon se sjellja e tyre ka perspektiva, që dihen nga pak veta. Shumë herë marrin kthesa të frikshme, që tregojnë pragmatizmin amerikan. Ndaj, kinse indiferenca e PD-së dhe kjo sjellje nuk mund të dirigjohet më nga Berisha, pasi edhe burokratët e niveleve më të ulëta të administratës amerikane japin mesazhe edhe përmes takimeve, si ai kokë-më-kokë me Bashën se e ardhmja flitet qartë dhe hapur dhe se thjesht duhet të kapësh mesazhin. Rama e ka kuptuar qartë por Basha edhe më shumë, ndaj Berisha duhet të ketë realisht frikë më shumë nga pasardhësi i tij sesa Departamenti i Shtetit, me të cilin rrugët janë ndarë. Koha do të na mësojë shumë gjëra, ashtu si do të na bëjë dëshmitarë të zhvillimeve interesante, por loja pa top e Berishës nuk i hyn më në punë askujt. Të paktën, të tijët e kanë marrë mesazhin, që të mos e kenë as në stol.

Tags: ben andonilulzim bashaopinionsali berisha

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Shkencëtarët gjermanë zgjidhin misterin e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit

EMA: Vaksinat e miratuara për përdorim në BE, efektive ndaj variantit Delta

Studimi: Ja si të ulni në 5 minuta tensionin e gjakut

Trafiku i qënieve njerëzore/ DASH: Shqipëria nuk përmbush standardet minimale

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com