Një studim i ri i “CU Boulder”, tregon se një ushtrim 5-minutësh në ditë, që përshkruhet si një “trajnim force për muskujt e frymëmarrjes”, e ul ndjeshëm tensionin e gjakut, përmirëson shëndetin e enëve të gjakut, dhe është diçka që mund të praktikohet çdo ditë.
Revista e Shoqatës Amerikane të Zemrës, publikoi provat më të forta që dëshmojnë se Trajnimi i Forcës së Muskujve përmes Rezistencës të Lartë (IMST), mund të jetë një element kyç në mbrojtjen e të rriturve nga vrasësi më vdekjeprurës, sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët thonë se ka shumë strategji që mund të përdoren për të ruajtur shëndetin e mirë kardiovaskular. Por ato mund të marrin kohë dhe shumë para, dhe mund të mos jenë të arritshme për të gjithë, thotë Daniel Kreighed, ndihmës studiues në Departamentin e Fiziologjisë Integruese.
”Ndërkohë IMST mund të kryhet shumë kollaj brenda 5 minutash, edhe kur jeni duke parë televizorin”- thotë ai. IMST u krijua në vitin 1980 për t’i ndihmuar pacientët që vuanin nga sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Ai përfshin nxjerrjen e ajrit përmes një pajisjeje që ofron rezistencë.
Imagjinoni sikur po thithnin ajër nga një tubi që tërhiqet nga prapa. Rekomandimet fillestare për pacientët me çrregullime të frymëmarrjes, ishin për përdorimi i një regjimi 30-minutësh në ditë me një rezistencë të ulët.
Kreighed dhe kolegët e tij kanë shqyrtuar nëse një protokoll më i shkurtër, që përfshin 30 frymënxjerrje në ditë me rezistencë të lartë në 6 ditë të javës, mund të ofrojë të njëjtat përfitime për performancën kardiovaskulare, njohëse dhe atletike.
Ata rekrutuan 36 të rritur të shëndetshëm midis moshës 50-79 që kishin presion normal sistolik të gjakut. Gjysma e pjesëmarrësve kryen IMTST me Rezistencë të Lartë për 6 javë, ndërsa gjysma ndoqi një protokoll placebo, ku rezistenca ishte më e ulët.
Gjashtë javë më vonë, grupi që iu nënshtrua IMST, pa që tensioni i gjakut të binte me 9 për qind. Kjo është një rënie, që në përgjithësi e tejkalon atë që arrihet duke ecur 30 minuta në ditë në 5 ditë të javës.
Po ashtu kjo rënie, është gjithashtu e krahasueshme me disa regjime të ilaçeve për uljen e presionit të gjakut. Edhe 6 javë pas heqjes dorë nga IMST, përmirësimi u ruajt. Disa studime paraprake tregojnë se IMST gjithashtu mund të përmirësojë funksionin e trurit dhe përshtatjen fizike.
Përshtatur nga TIRANA TODAY