Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha krijon grupin rebel në Korçë, për t’i bërë presion Bashës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha krijon grupin rebel në Korçë, për t’i bërë presion Bashës

Pas largimit të ish-kreut të PD-së dega Korçë, Andrea Mano dhe 14 anëtarë të Kryesisë së kësaj dege, një ditë më parë dhanë dorëheqjen edhe 51 drejtues të strukturave të degëve. Kjo dëshmon se janë thelluar edhe më tej përplasjet në degën e Partisë Demokratike në Korçë.

Pas largimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Korçës, Andrea Mano dhe Kryesisë së kësaj dege, të tjerë përfaqësues lokalë kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre drejtuese. 51 kryetarë, sekretarë, koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas të Partisë Demokratike në Korçë, kanë dhënë dorëheqjen duke akuzuar edhe liderin demokrat Basha. Ajo çfarë vihet re është se shumica e të dorëhequrve janë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mendohet se në këto dorëheqje mund të ketë ndikuar edhe ky i fundit. 51 drejtuesit e seksioneve shigjetojnë kryedemokratin Basha, se po kthen PD-në në një parti klienteliste. Ata shprehen se Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një parti në funksion të interesave të veta.

Në datën 27 korrik, në PD-në e Korçës dhanë dorëheqjen ish-kryetari i kësaj dege, Andrea Mano, Sekretari i Përgjithshëm Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë, të cilët gjithashtu hodhën akuza ndaj Bashës, pasi e ktheu PD-në në një parti ku mbizotëron arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit.

Berisha, ‘përplasje e heshtur’ me Bashën

Ish-kryeministri Berisha ka nisur një përplasje me Bashën, dhe po i jep sinjalet se ka ende ndikim në Partinë Demokratike. Ambasadorja Kim ka kërkuar largimin e tij, por Berisha duket se po nis krijimin e grupeve rebele, për t’i bërë presion Bashës.

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim ndaj Partisë Demokratike ishte i qartë: distancim nga Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga sekretari amerikan i Shtetit. Yuri Kim i çoi mesazh dhe partisë në pushtet, me rikthimin e Partisë Demokratike në Parlament.

“Do të jetë e domosdoshme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse, dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për demokraci në Shqipëri. Ndërsa PD-ja do të rikthehet në Kuvend, është e rëndësishme që PS-ja të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dëshiroj të theksoj rëndësinë që ndërsa kryetarët e partive do të futen në Kuvend, është e rëndësishme që të mund të shoqërohen nga deputetë që vërtetë e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Do të jetë e rëndësishme që PD-ja të mendojë për këtë çështje dhe sikurse e kam përmendur edhe më parë, PD-ja ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi.

Në fakt, do të ishte një ironi historike, por edhe tragjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj. Shpresa jonë është që partitë do të bëjnë përpara që bashkëpunimi ynë do të shkojë përpara.

Për këtë arsye ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që njerëzit të shplodhen gjatë gushtit dhe kur të kthehen të jenë më të freskët”, ka thënë më herët Yuri Kim.

Për ish-kryeministrin Berisha, nuk ka forcë që e ndal të futet në Kuvend në muajin shtator.

“Ambasadorja Kim është unike në botë. Pasi ka lavdëruar një masakër zgjedhore, kërkon tani t’i diktojë këtij vendi se kush duhet dhe kush nuk duhet të futet në Parlament. Ajo qëndrimin e saj e lidhi me dogmën e barit, jo rastësisht. Ajo është njeri i shkolluar mirë dhe e ka lexuar edhe Enver Hoxhën, edhe Lincoln, edhe Kim Yong Un etj.

Diktati dhe bari janë binom i paparë. Shqiptarët e dinë mirë që në diktaturë kur njerëzit për dramën e tyre i kishin deleguar Hoxhës, kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari. Unë po bëj gjithçka që shqiptarët të mos hanë bar. Unë nuk po ofroj bar, por transparencë. Unë nuk mbrohem nga imuniteti, sovraniteti apo Kushtetuta, por unë nuk pranoj që në diktat t’i shkel ato. Dhe rruga e vetme për t’i mbrojtur ato është transparenca. Nuk ka forcë në botë, përveç Zotit që më pengon mua pa e ushtruar misionin tim të dhënë nga zgjedhësit shqiptarë. Mesa di unë, kreu i PD-së ka kërkuar të njëjtën gjë, transparencë!”, tha Berisha. /Tirana Today

Tags: bashaBerishaYuri Kim

TË LIDHURA

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani
Aktualitet

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës
Aktualitet

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

22:18 | 25/09/2025
Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025
Next Post
Detajet/Sekuestrohet një sasi e madhe ilaçesh kontrabandë në Durrës

Detajet/Sekuestrohet një sasi e madhe ilaçesh kontrabandë në Durrës

Zbulohet orari kur PSG do të zyrtarizojë Leo Messin

Zbulohet orari kur PSG do të zyrtarizojë Leo Messin

Tani po që ka filluar numërimi mbrapsht për opozitën!

Hijet e Murit të Berlinit në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës!

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025




TË FUNDIT

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh
Bota

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh

by mirseda
22:47 | 25/09/2025
0

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, vizitoi Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite për herë të parë pas gjashtë vitesh...

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

22:18 | 25/09/2025
Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

22:16 | 25/09/2025
Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com