Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë “Foltores” së djeshme në Sarandë, ka këmbëngulur për fshehjen e firmave. Berisha deklaroi se çdokush që ka dëshirë të shohë firmat, mund të shkojë t’i shohë teksa u shpreh se nuk do të bëhen publike.
Ish-kryeministri u justifikua se me këtë zgjedhje, po respektohet ligji për garantimin e të dhënave personale. Ai i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së të shkojë të shohë 4200 firmat te zyra e Palokës, por si anëtar i PD-së dhe jo si kryetar, pasi sipas tij, nuk ka asnjë tagër.
Berisha ka sqaruar opininon publik se nuk i publikon emrat, sepse sipas tij, i ruan të dhënat personale. Statuti i PD-së në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare shkruan: Kuvendin e mbledh kryetari me Kryesinë, e mbledh Këshilli Kombëtar. Mund ta mbledhë 1/4 e anëtarëve. Faktikisht o peng kryetar ti do të shohësh çdo fletë, por vetëm si anëtar i PD-së. Shko kontrolloji të 4200, shko. Cilido mund të shkojë t’i shikojë. Asgjë nuk fshehim ne. Por nuk i publikojmë ato sepse në respekt me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ne nuk mund t’i publikojmë ato”, tha Berisha.
Evi Kokalari: Basha pret që t’ia çojmë firmat në krevat
Aktivistja Evi Kokalari, e cila ka ardhur nga SHBA-ja dhe mbështet “Foltoren” e Sali Berishës, ka shigjetuar sërish Bashën. Kokalari e akuzoi Bashën për korrupsion, dhe tha se ai është shkaktari që PD-ja ka humbur. Më tej theksoi se 4200 firmat e delegatëve i janë dërguar Edi Palokës, duke shtuar se Basha sa duket pret t’ia çojnë firmat në krevat.
“Basha ka pasur dualizëm me kunatin e tij, një korrupsion i thellë në PD, që e ka bërë të humbë. Nuk ia kam idenë se për çfarë flet Basha.
Kalojmë tek Gazmend Bardhi. Mësova sot se ai nuk është votuar. Bardhi dhe Grida Duma morën pozicionet e tyre në mënyrë antidemokratike. Sot janë 4200 firma në zyrën e Edi Palokës. Basha po pret që t’ia çojmë firmat në krevat. Basha do iki më 11 dhjetor, do shkarkohet”, u shpreh Kokalari.