pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahismatadorbetroyalbetdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetperabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Berisha i vë kusht Bashës rrëzimin e Ramës para fushatës, rrit presionet për kaos dhe dhunë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Protesta e 11 majit duket se ka thelluar përplasjet dhe mosmarrëveshjet brenda opozitës. Protesta e së shtunës që vjen, do jetë e katërta e madhe e organizuar për këtë vit nga PD-LSI, dhe shihet si vendimtare nga shumë demokratë. Por gazeta ka mësuar se presionet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë rritur ndjeshëm, si nga ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu edhe nga njerëzit e tij në bazë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas informacioneve, Berisha dhe njerëzit e tij, kanë kërkuar nga Basha që në këtë protestë duhet me patjetër të ketë dhunë, ndërsa i kanë vënë si kusht me patjetër rrëzimin e Ramës. Në këtë kontekst, mësohet se ish-kryeministri e ka argumentuar kërkesën e tij me faktin se opozita ka protestuar disa herë, por Rama sipas tij, as ka ndërmend që të reflektojë dhe të pranojë kërkesat e opozitës. Kështu që sipas tij, e vetmja rrugë për rrëzimin e qeverisë janë revoltat dhe jo protestat e qeta, sikundër i ka bërë Basha gjatë këtyre javëve. Po ashtu, burimet saktësuan se Berisha dhe njerëzit e tij, siç janë ata në bazë por edhe ish-deputetët, kanë qenë të prerë në kërkesat e tyre, duke e quajtur këtë protestë si vendimtare dhe jo shëtitje sikundër është bëri në tre tubimet e tjerë. Mësohet se ish-kryeministri dhe njerëzit e tij janë shprehur se po nuk ra Rama brenda majit, as ka për të rënë më. Presionet ndaj Bashës janë rritur ndjeshëm dhe në bazë. Njerëzit e Berishës janë zhgënjyer nga reagimet e deritanishme dhe po ushtrojnë presion ndaj krerëve të degëve që të ketë destabilizim.

Ja pse është alarmuar Berisha

Interesant është fakti se një tjetër arsye që ka detyruar Berishën që të nisë presionet ndaj Bashës, është venitja e protestave dhe reagimi i moderuar i kryetarit të PD. Sipas informacioneve, mësohet se Berisha dhe njerëzit e tij kanë kërkuar nga kryedemokrati që të ashpërsojë reagimin dhe në 11 maj të mbizotërojë kaos e dhuna dhe jo qetësia që e ka karakterizuar Bashën gjatë kësaj kohe. Pasi në të kundërt siç pohuan burimet, opozita do ta ketë të vështirë për të rrëzuar Ramën, aq më tepër që tani po vjen vera dhe pas pak javësh pritet të nisë edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku askush nuk do ta ketë më vëmendjen tek opozita.

Kështu që, i ndodhur para kësaj situate, Berisha është hedhur në sulm, duke ia bërë të qartë Bashës se nuk ka më kohë për shou, por para fushatës së zgjedhjeve vendore duhet me patjetër që të rrëzojë Ramën. Kështu që, të ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se ish-kryeministri i ka kërkuar kryedemokratit që të mos tallet më me militantët, por në 11 maj të ndajë shapin nga sheqeri. Madje, faktin se protestat e opozitës po sfumohen dhe po tkurren nga dita në ditë e vërtetojnë edhe tubimet e zhvilluara së fundmi, ku njerëzit dalin dhe kthehen në shtëpi dhe nuk arrijnë objektivin për të cilin mendojnë. Pra, kemi një përplasje Basha-Berisha, ku nga njëra anë ish-kryeministri kërkon dhunë dhe nga ana tjetër kryedemokrati kërkon protesta demokratike. Ndërkohë që, faktin se protesta e opozitës nuk po prodhojnë gjë, e tregon edhe Kryemadhi. Kjo e fundit duket se është tërhequr, pasi deri para pak javësh bënte thirrje për revolta, ndërsa së fundmi nuk ka bërë thirrje të kësaj natyre. Megjithatë, na duhet të presim 11 majin se çfarë do të ndodhë më konkretisht. /Gazeta SOT

 

Tags: bashaBerishapresioniprotesta

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026
Aktualitet

“Kam 6 fëmijë dhe…”/ Ish-drejtoresha e Postës përplaset në gjykatë për 69 mln lekët e zhdukura

21:11 | 18/07/2026
Aktualitet

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, lëshojnë sinjal SOS

20:52 | 18/07/2026
Next Post

Studimi/Konsumoni sa më shumë makarona në darkë, ja efektet pozitive

Olsi Bylyku e pranon publikisht: Paguhem më pak sesa Besi dhe Erioni

Burri i kërkon gruas që të ribashkohen, ajo refuzon ftesën







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com