Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Berisha i shpall ‘luftë’ Bashës, Bozo: Të punojmë pa ngjyra partiake

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-kryeministri Berisha është futur i vetëm në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehu. Berisha tha në një prononcim të shkurtër për mediat, se kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha kanë një marrëveshje me njëri-tjetrin, dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD.

Sakaq, deputetja më e vjetër në Kuvend, Luljeta Bozo, ka hapur seancën e parë të legjislaturës së 10 parlamentare. Në fjalën e saj, ajo theksoi se kjo legjislaturë do të mbahet mend gjatë për shkak të numrit të lartë të grave e vajzave. Po kështu i ka kërkuar deputetëve socialistë e demokratë, të punojnë pa ngjyra partiake.

“Pas një karriere të gjatë profesionale, kam nderin të hap legjislaturën e 10 parlamentare. Ndihem e emocionuar pasi kurrë më parë kjo sallë e nderuar s’ka pasur kaq shumë vajza e gra në radhët e saj. Jam jo vetëm krenare për këto arritje, por kam bindjen e thellë se kjo legjilsaturë do të mbahet mend gjatë për thyerjen e barrierave e stereotipeve gjinore, forcimin e rolit të gruas.

Kemi marrë përgjegjësi të madhe, për misionin historik, për ta çuar Shqipërinë drejt Europës. Për të krijuar një Shqipëri që brezat që vijnë ta adhurojnë. Mbështetës potenciale në këto reforma mbeten SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE etj. Na besuan për të çuar drejtësinë përpara, administratën, për aq sa mundemi çështjen e pronave, arsimin, shëndetësinë, ekonominë në të gjitha degët e saj, bujqësinë, energjetikë, arti dhe kultura, pa hequr vëmendjen. Sot Shqipëria nuk është më shprehje gjeografike. Shtëpia jonë e përbashkët është strehë e mirë për këdo.

Ne vijojmë të ndodhemi para dy sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen, tërmetin e pandeminë. Ne të gjithë së bashku do ia dalim. Zonja e zotërinj. Populli na zgjodhi me votën e tij, të punojmë pa parë ngjyra partiake.

Të kryejmë me sukses punën e nderuar të deputetit. Paçim punë të mbarë të gjithë, të majtë e të djathtë. Ne punojmë për të mirën e vendit tonë. Në këtë proces do të kemi mbështetjen e shqiptarëve. Punë të mbarë të gjithëve”.

Tags: BerishakuvendLuljeta Bozo

TË LIDHURA

Aktualitet

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:17 | 04/06/2026
Aktualitet

Vrasja e policit në Lozhan,reagon Begaj:Ngushëllime familjes,solidaritet në emër të shtetit shqiptar

10:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026
Next Post

FOTO/Basha braktis Berishën, ja ku u ul ish-kryeministri në Kuvend

Berisha: Basha-Rama, pazare prapa shpine! Në selinë e PD futem kur të dua

Iu bë presion për përjashtimin e Berishës nga PD? Basha mban qëndrimin e prerë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

by mirseda
10:17 | 04/06/2026
0

Sot në 4 qershor mbahet në Tiranë Bread and Heart Festival, një ngjarje europiane, që bashkon në...

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

10:12 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Lozhan,reagon Begaj:Ngushëllime familjes,solidaritet në emër të shtetit shqiptar

10:03 | 04/06/2026

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com