Kreu i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar pas seancës në Kuvend se i vetmi armik është Edi Rama. Ai është pyetur nga gazetarët, nëse ka patur presione për përjashtimin e Berishës ndaj grupi parlamentar i PD.
Basha nuk ka dhënë asnjë përgjigje kur është pyetur nëse ka pasur presione për të larguar Berishën nga PD.
“Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”, ka thënë Basha dhe më pas është larguar i shoqëruar nga Gazment Bardhi, Ervin Salianji dhe Agron Gjekmarkaj.
E ndërsa Berisha ka hedhur një sërë akuzash mbi një marrëveshje të mundshme Basha-Rama, për përjashtimin e tij nga grupi i PD.
Ditën e djeshme, Lulzim Basha njoftoi vendimin e tij si kryetar për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.