Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka dhënë masën “Arrest me burg” për dy vëllezërit që dhunuan hallën e tyre pak ditë më parë.
Në burg kanë rënë Mariglen dhe Artjus Muhaj, të moshave 30 dhe 24 vjeç.
Ata kishin ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tyre 45 vjeçare, Mirela Braka, e cila ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje. Shkak i përplasjes është bërë një konflikt pronësie.
Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarake.
Vëllezërit u dënuan për veprat penale “Dhunë në familje”, “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.