Pas publikimit të disa fotove, ku e tregonin Bebe Rexhan në një formë jo të mirë, nisën të qarkullonin zërat për një shtatzëni të mundshme të 28 vjeçares.
Por vetë Bebe ka reaguar duke u shprehur se nuk është në pritje të ëmbël, veçse pak e mbushur.
Kujtojmë që në ndarjen e çmimeve ‘Grammy’, një shtëpi mode nuk kishte pranuar të vishte këngëtaren, pasi ishte pak e shëndoshë.
Me një reagim në Instagram, Bebe Rexha është shprehur e zhgënjyer, por aspak e shqetësuar.