E dërguara e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, Genovefa Ruiz Calavera përmes një postimi në ‘Twitter’ i kërkon qeverisë shqiptare që të vijojë me zbatimin e rekomandimeve të OSBE- ODIHR-it për reformën zgjedhore, pasi është në kompetencën e saj.
“BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë në mënyrë konstruktive. Është shumë e rëndësishme për qeverinë që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it nën kompetencën e saj të drejtpërdrejtë” shkruan Calavera.
Kujtojmë se kryeministri Rama, para disa ditësh deklaroi se nëse do të ketë ndonjë shenjë nga Brukseli për miratimin e reformës së re zgjedhore para vendimit për negociatat, do ta bëjë një gjë të tillë edhe pa opozitën e cila ka dalë në rrugë.