Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

BE mbështet “Ballkanin e Hapur”/Varhelyi thirrje Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

BE mbështet nismën “Ballkani i Hapur”. Në tryezën e “Ballkanit të Hapur” në Tiranë u firmosën pesë marrëveshje ndërmjet kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Marrëveshjet e firmosura janë: marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore. Po ashtu, u firmosën edhe marrëveshje të tjera të cilat ishin marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik si edhe marrëveshja ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mbështeti nismën e “Ballkanit të Hapur”, si dhe ka ftuar tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë e saj. Nga Samiti i Tiranës ku mori pjesë me anë të një lidhjeje online, zyrtari i lartë i Brukselit nxiti Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë për të ecur përpara, duke hequr burokracitë mes vendeve, duke i ofruar dhe garantuar për mbështetjen e tij të pakursyer.

“Do të ishte ideale për të gjetur një mënyrë për tu kthyer në tregun e përbashkët rajonal. Më lini të përfitoj nga mundësia për t’i ftuar tre partnerët e tjerë Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës që t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal. Është në të mirë të konsumatorëve. Realitetet janë shumë të zymta, dhe dua t’ju citoj është se vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal, atëherë mund të shtohet 1/3 rritje e PBB ekzistuese.

Pjesa tjetër mund të arrihet përmes një përplotësuesi që është plani i investimeve, që mbështetet në ekzistencën e tregut të përbashkët rajonal”, tha ai. Ndër të tjera, Komisioneri Oliver Varhelyi, u shpreh se vendet e tjera duhet që të bashkohen. Sipas tij, ndryshe nuk mund të sillën përfitime në rajon.

“Nuk ka kuptim të krijojmë klimë investimesh nëse nuk njihni diplomat apo certifikatat e njëri-tjetrit. Nuk ka kuptim të krijojmë autostrada apo linja hekurudhore nëse do duhet të ndalojmë në çdo pikë doganore. Ju të tre duhet të vazhdoni dhe shpresoj që edhe tre të tjerët të bashkohen, sepse përndryshe nuk mund të sillen përfitimet e nevojshme në rajon. Mirëpres edhe faktin që po punoni me partnerët tanë në CEFTA, në institucionet e përbashkëta rajonale, ndaj është me shumë rëndësi tu tregojmë botës se kur angazhoheni, ju jeni gati të jepni rezultate”, tha ai.

Tags: ballkani hapurbeKomisioneri për ZgjeriminOliver Varhelyi

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Preu gishtat në punë dhe e hodhën në rrugë, nis procedimi për rastin (VIDEO)

Si mund të zgjidhej konflikti i PD-së?!

Boeing dhe Airbus letër zyrtare: Të shtyhet aplikimi i teknologjisë 5G







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com