E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Preu gishtat në punë dhe e hodhën në rrugë, nis procedimi për rastin (VIDEO)

Emisioni “Stop” në Tv Klan pak muaj më parë ka trajtuar një histori të dhimbshme, dhe problematike. Bëhet fjalë për një aksident në punë, që një djali të ri të quajtur Donald Tufi, 20 vjeç i ka kushtuar gishtin e njërës dorë.

Në janar 2021 ai filloi punë pranë firmës së përpunimit të kartonëve për pica, pranë zonës “Ish-Fabrika e qelqit”, e quajtur CDK PACK sh.p.k me administrator shtetasin turk, Savas Karaca. Më 15 mars 2021, Donaldi pësoi një aksident të rëndë.

Në prani dhe me urdhër të përgjegjësit Dedë Bushpreni, ai detyrohet të futet poshtë makinerisë së ndezur për të pastruar bojën. Në këtë moment, makineria i dëmton Donaldit tre gishtat e dorës. Lajmërohet pronari dhe e drejtojnë për në qendrën më të afërt shëndetësore, duke i thënë se në spital ka polici dhe mund t’u krijoheshin probleme, ndaj duhet të deklaronte se ishte vrarë në shtëpi dhe jo në punë.

Në 23 mars 2021, Donaldit i vjen një njoftim për largim nga puna në datën 1 prill 2021, “për moszbatim me përpikmëri të rregullave të sigurisë në punë”. Pas interesimit të përsëritur të emisionit “Stop” Gjykata e Rrethit Tiranë, Dhoma Penale, shqyrtoi kërkesën tonë dhe të avokatit të viktimës, duke vendosur të shfuqizojë vendimin e ish-prokurorit Martini për mosfillimin e procedimit penal. Gjykata i është drejtuar prokurorisë, që të regjistrojë procedimin dhe i ka lënë detyrë, që të punojë për këtë rast./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...