Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE do fitoren e Boris Johnson-it, që të marrë fund makthi i Brexit

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
BE do fitoren e Boris Johnson-it, që të marrë fund makthi i Brexit

Nga Ian Wishart “Bloomberg View”

Zyrtarët evropianë e kanë me siklet ta pranojnë publikisht. Por ata dëshirojnë që Boris Johnson të fitojë zgjedhjet e sotme në Britaninë e Madhe. Përkundër dallimeve personale dhe politike, si dhe mungesës së vazhdueshme të besimit, zyrtarët pranë shefave të BE-së e pranojnë privatisht se një fitore e madhe e Boris Johnson sot, do të garantonte largimin më në fund të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

“Get Brexit Done” (Të përfundojmë Brexit-in), ishte slogani i fushatës elektorale të udhëheqësit konservator. Dhe pas gati 4 vitesh negociatash sfilitëse, ekziston natyrshëm një dëshirë kolektive përgjatë Kanalit për të kthyer faqe. Kur Johnson u bë kryeministër, evropianët ishin të kujdesshëm ndaj njeriut që e njihnin nga reputacioni i gazetarit të dikurshëm me seli në Bruksel, apo si imazhi i fushatës pro daljes nga BE gjatë referendumit të vitit 2016.

Dhe më vonë për gafat e tij të shpeshta në postin e Ministrit të Jashtëm. Por që nga ajo kohë, janë rritur aksionet e tij në qarqet e BE-së. Në veçanti, presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një marrëdhënie të ngrohtë me Boris Johnson, dhe dyshja ka sot sipas zyrtarëve, një kimi të fortë.

Kjo ishte më e dukshme në takimin e G7-ës në muajin gusht, kur Boris Johnson po përpiqej ende të arrinte një marrëveshje të rishikuar me BE, për daljen e vendit nga unioni.

Diçka që e arriti disa javë më vonë. “Ata që nuk e marrin seriozisht Boris Johnson, e kanë gabim”, tha Macron kur udhëheqësit e BE u mblodhën sërish në samitin e tetorit.

Të gjitha këto do të jenë në mendjen e 27 liderëve të BE-së, kur të ulen në takimin e rradhës të enjten në mbrëmje. Por kjo do të zgjasë derisa të dalin rezultatet e exit-poll të zgjedhjeve britanike në orën 22: 00 të mbrëmjes.

Ata do të japin në kohë reale një shenjë, nëse Johnson do të ketë autorizimin për ta nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Evropian më 31 janar 2020, dhe për të nisur më pas negociatat për një marrëdhënie të re me unionin.

Ndihmësit pranë qeverive të tjera evropiane, thonë se përmirësimi i marrëdhënieve me Londrën shkon përtej Macronit, dhe se Boris Johnson la përshtypje të mira në samitin e liderëve të NATO-s pranë Londrës javën e kaluar. Zyrtarët thanë që pamjet ku Johnson dukej se po bënte shaka me Macronin, kryeministrin holandez Mark Rutte dhe atë kanadez Justin Trudeau mbi qëndrimet e Donald Trump-it, janë tipike për udhëheqësin britanik, në shumë nga takimet private me shumë homologë të tjerë.

Në prapaskenë, BE ka frikë nga një “parlament britanik i varur” – ku asnjë parti nuk ka e vetme shumicën, dhe varet për mbështetje nga rivalët. Kjo mund të çojë në më shumë paralizim të procesit Brexit. Një partner i dobët negociues, do të pengonte bisedimet për një marrëveshje të ardhshme tregtare, që pritet të nisin sapo Britania të lërë zyrtarisht unionin.

Rezultati ka rëndësi për liderët e BE-së, pasi ekonomitë e tyre do të vuajnë, nëse siç paralajmëroi kancelarja gjermane Angela Merkel, Britania del nga unioni pa asnjë marrëvshje, dhe vendos të reduktojë rregullat tregtare dhe ulë taksat në mënyrë të njëanshme.

Drejtuesit evropianë, thonë se janë të përgatitur për çdo rezultat, teksa një ekip negociues i riformuar, është i gatshëm të merret me fazën tjetër të bisedimeve. Ata po përgatiten si për gjasat e fitores së Boris Johnson, ashtu edhe për dështimin e tij për të arritur vetë shumicën, por edhe për skenarin e fitores së laburistëve, që do të kërkojnë sërish rivlerësimin e marrëveshjes për ta mbajtur Britaninë në një union doganor, përpara se të mbajnë një referendum tjetër.

Ndërsa mbetet ende tërheqës për disa në BE, skenar i fundit ngjall më pak entuziazëm sesa dikur në Bruksel. Donald Tusk, që javën e kaluar e cilësoi largimin e Britanisë nga BE si “një ndër gabimet më spektakolare” në histori, e ka lënë postin e tij si kryetar i Këshillit Evropian për t’u zëvendësuar nga ish-kryeministri belg Sharl Mishel, një njeri për të cilin burokratët thonë se do të ketë një qasje shumë më pragmatike.

Po kështu, dhe ngjitja e gjermanes Ursula von der Lejen në postin e kreut të krahut ekzekutiv të BE-së, në vend të Zhan Klod Junkerit, shihet nga këshilltarët si një mundësi që BE-ja të përmbyllë Brexit, dhe të shohë përpara. Megjithë avantazhet e dukshme që BE-ja sheh tek një shumicë e fortë konservatore, një zyrtar i lartë thotë se qeveritë evropiane, nuk kanë dëshirë t’i besojnë Boris Johnson.

Ata nuk e dinë se sa pranë dëshiron ai të jetë SHBA-ja pas Brexit, apo edhe se çfarë marrëveshje dëshiron realisht. Ai ka deklaruar se do të donte të ruante një tregti pa tarifa apo kuota, dhe që Mbretëria e Bashkuar t’i largohet sa më shumë standardeve dhe rregulloreve të BE-së.

Dhe ata kanë druhen se premtimi i tij për të arritur një marrëveshje të re tregtare me BE deri në fundin e vitit të ardhshëm, nuk do të mbahet, përveçse nëse ai i rikthehet disa prej kushteve të tij të dikurshme. Mëngjesin e të premtes, rezultatet e zgjedhjeve në Britani do të jenë zyrtare, tamam në kohë që udhëheqësit të mendojnë si të përmbyllin Brexit.

Sipas një drafti të samitit, ata do të zotohen të arrijnë një marrëveshje të ardhshme sa më të shpejtë me Britaninë e Madhe. Por shumëçka do të varet nga numri i vendeve, që do të fitojë Boris Johnson në parlamentin e ardhshëm.

TIRANA TODAY

 

Tags: beboris johnsonBrexit

TË LIDHURA

Putin i vjen në ndihmë Serbisë, Rusia zgjat kontratën për të furnizuar vendin me gaz
Bota

Putin i vjen në ndihmë Serbisë, Rusia zgjat kontratën për të furnizuar vendin me gaz

12:22 | 31/03/2026
Vriten 3 paqeruajtës në Liban, Franca kërkon seancë urgjente në OKB
Bota

Vriten 3 paqeruajtës në Liban, Franca kërkon seancë urgjente në OKB

12:11 | 31/03/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje
Bota

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Next Post
A e shkaktoi “Kanali i Kuçedrës” tërmetin e 26 nëntorit? Përgjigjet sizmologu

A e shkaktoi "Kanali i Kuçedrës" tërmetin e 26 nëntorit? Përgjigjet sizmologu

Kushtoi 40 milion dollarë/ Zbuloni dhuratën fantastike që Beyonce i bëri Jay Z

Kushtoi 40 milion dollarë/ Zbuloni dhuratën fantastike që Beyonce i bëri Jay Z

I hapet valixhja në aeroport dhe i fluturojnë mijëra euro, pranga shqiptarit

I hapet valixhja në aeroport dhe i fluturojnë mijëra euro, pranga shqiptarit







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €
Aktualitet

Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €

by mirseda
13:22 | 31/03/2026
0

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me...

Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Maliq, shmanget përhapja e zjarrit

Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Maliq, shmanget përhapja e zjarrit

13:21 | 31/03/2026
Nga sfondi në krye: Selin bëhet virale me momentin e BBV2

Nga sfondi në krye: Selin bëhet virale me momentin e BBV2

13:02 | 31/03/2026
“Hakimi” nga “Homeland Justice”, Prokuroria: Asnjë gjurmë komprometimi

“Hakimi” nga “Homeland Justice”, Prokuroria: Asnjë gjurmë komprometimi

13:01 | 31/03/2026
GJKKO shtyn për në 7 prill kërkesën e ish-ministrit Beqaj për lirimin nga qelia

GJKKO shtyn për në 7 prill kërkesën e ish-ministrit Beqaj për lirimin nga qelia

12:43 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com