Kushtoi 40 milion dollarë/ Zbuloni dhuratën fantastike që Beyonce i bëri Jay Z

Diva e muzikës, Beyonce, zbulohet se i ka bërë bashkëshortit të saj Jay Z një dhuratë fantastike kur u bënë prindër për herë të parë.

Mësohet se këngëtarja i bleu reperit një avion privat në “Ditën e Baballarëve”, i cili i ka kushtuar plot 40 milion dollarë.

Avioni privat ishte një Bombardier Challenger 850 dhe kishte madhësinë më të madhe që bën kompania.

Avioni super luksoz ka një dhomë të madhe gjumi, dy tualete, një kuzhinë dhe hapësirë të bollshme.