E diel, 7 Mars, 2021
11 C
Tirana

I hapet valixhja në aeroport dhe i fluturojnë mijëra euro, pranga shqiptarit

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Amsterdam, pasi në aeroportin e Schiphol ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Teksa ka qenë duke ecur në brendësi të terminalit, 30 vjeçarit i ka shpërthyer valixhja dhe prej saj kanë fluturuar jashtë me mijëra euro.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Menjëherë stafi i aeroportit ka njoftuar policinë, të cilët kanë ndaluar shqiptarin. Nga kontrolli i policisë, shqiptarit iu gjetën 50 mijë euro, për të cilat 30 vjeçari nuk kishte një alibi bindëse.

Autoritetet e kanë prangosur dhe e kanë nisur drejt qytetit për të vijuar me hetime të thelluara.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...