Policia arrestoi me urdhër të SPAK-ut, ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të këtij televizioni, Julian Tapia, Alban Malaveci, Ervin Muraj. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” për shkak të pabarazisë në tendera.
Ish-drejtori i Radiotelevizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi kjo e fundit ka zbuluar një skemë korrupsioni me tenderat e RTSH-së. Prokurorët kanë shkuar më tej duke zbërthyer një skemë të mirfilltë abuzive.
Kryeministri Edi Rama e ka marrë vesh lajmin për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçin, teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Ai është pyetur për këtë fakt dhe ka thënë se nuk kishte dijeni më parë për aksionin e SPAK. “Tani po e marr vesh që jemi bashkë”, tha Rama.