E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Rritja e energjisë, Berisha bën thirrje për protesta

Menjëherë pas vendimit të qeverisë për shpalljen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike, nga Elbasani ku zhvilloi ‘Foltoren’ e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për protesta. Berisha tha se kriza është krijuar nga vetë qeveria Rama, dhe se është përfitues bashkë me oligarkët e tij.

Për këtë, ai u bëri thirrje demokratëve që të përgatiten për protestat më të fuqishme që ka parë vendi. Ish-kryeministri, teksa bëri një bilanc të situatës në vend, u shpreh se shqiptarët paguajnë ushqimin më shtrenjtë se qytetarët e vendeve anëtare të BE-së.

Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës energjike. Përmes një vendimi të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, i marrë dje në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, parashikohet ngritja e një grupi ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Në vendim bëhet me dije se kërkohet nga shoqëritë KESH, OST, OSHEE që të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

“Është krizë e bërë me dorën e tij. Ka qenë një nga vitet më të mbara energjetike të Shqipërisë. Në gusht kaskada e Drinit ka qenë në kuotën maksimale. Shiti energji me çmim 50% më të ulët se treg dhe tre herë më të ulët se çmimi që blejmë sot energji. Krizën nuk e kemi nga gazi, por nga Rama dhe ministrja e tij që luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit.

Rritja e çmimeve pa kthim, thirrja që bëri për krizën ishte apel për të rrit çmimet. Pse nuk paskan kthim çmimet? Se je përfitues kryesor nga oligarkët e tu.

Shqipëria ka koston më të ulët të prodhimit të energjisë. Hec-et private prodhojnë 41% të energjisë së vendit. Këtyre u blejnë 60% të energjisë, 40% nuk ua marrin fare. Sillen si në komunizëm. Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, dhe vetëm protestë dhe Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne nga rruga, nuk shqitemi për të hedh aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve anëtare të BE. Naftën e paguajnë prej teje, si zviceranët që kanë pagë 6 mijë euro në muaj.

Lexo edhe :   "Simbol i përsosmërisë”, Meta i rikonfirmon “dashurinë” Berishës
Lexo edhe :   77-vjetori i Berishës, Basha jep mesazhin e koduar (VIDEO)

Ne do ngrihemi në këmbë, si opozitë e vërtetë që besojmë te liria dhe do i tregojmë vendit sic ia treguam në 90-ën. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë”, u shpreh Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...